“Rama në prani të Batonit: Amerikanët kanë vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin”

Politika

“Rama në prani të Batonit: Amerikanët kanë vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin”

Nga: P.R Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:09
Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Baton Haxhiu

Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, në një shkrim autorial ka shkruar lidhur me “korrigjimin” e kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shkrimin e tij, profesor Bytyçi ka shkruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i tregon histori të sajuara Baton Haxhiut, ish bashkëpunëtor i Jovica Stanishiqit, shef i UDB-së në Kosovë.

“Thonë se Rama në prani të Batonit tregon histori të sajuara me biseda me amerikanë, të cilët paskan vendosur ta dërgojnë në Gjykatën Speciale Hashim Thaçin. E këto biseda Batoni i transmeton me mburrje në Prishtinë, sepse hobi i tij është të dëshmojë se “di shumë”!”, shkruan Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, e gjithë bota po tallet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Image
Enver Bytyçi

“Prandaj jemi në këtë pikë të hallit, kur jo vetëm shqiptarët, por edhe bota po tallet me presidentin dhe kryeministrin terrtorndarës të shqiptarëve, pasi ky është një rast ky unik në historinë e shteteve sovrane të botës! Ndërkohë që Tereza May thotë: “Serbisë i duhet ndaluar hyrja në BE, sepse ajo është Kali i Trojës i Rusisë në Europë”, ne harrojmë shpejt, kemi harruar jo vetëm të kaluarën e largët, por edhe atë të sotmen! Disa madje mburren si moderatorë, kur predikojnë “pajtimin” me falje territoresh ndaj Serbisë!”, shkruan ndër tjerash në shkrimin e tij, profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat