Analisti politik tregon arsyet pse kjo Qeveri duhet të bie

Politika

Analisti politik tregon arsyet pse kjo Qeveri duhet të bie

Nga: N.H Më: 21 tetor 2018 Në ora: 23:03
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Faik Krasniqi, duke i komentuar zhvillimet e fundit në Qeverinë Haradinaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se ka shumë arsye pse qeveria e udhëhequr nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, duhet të bie.

Krasniqi lidhur me ketë, përmend disa nga arsyet, e një prej tyre është se kjo qeveri është e varur nga Lista Serbe.

“Ka shumë arsye pse kjo Qeveri duhet të bie. E para është Qeveri e pakicës dhe është e varur nga Listës serbe, respektivisht direkt nga Beogradi. Edhe për shumë arsye të tjera, e një nga ato arsye është edhe për shkak se Qeveria e tij përbëhet nga njerëz me që janë marrë me vepra kriminale. Por ka një problem pse për momentin është e pamundur të rrëzohet kjo Qeveri nga opozita. Opozita nuk është unike, sepse PSD-ja me 12 deputetët e saj e mban gjallë në këmbë këtë Qeveri”, thotë Krasniqi.

Ai shton se subjektet opozitare duhet të kenë qëndrim unik dhe tek pastaj t’i bëjnë për vete edhe katër deputetë nga pozita.

Analisti politik nënvizon se rrëzimi i qeverisë duhet të ndodh pas dhjetorit kur Këshilli i Ministrave pritet të votojnë vendimin për lëvizjen e lirë, përndryshe, siç thotë ai nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme para dhjetorit, liberalizimin e vizave duhet ta harrojmë.

Image
Faik Krasniqi

“LDK dhe VV së pari duhet të bindin edhe PSD-në, edhe pse kjo e fundit është në opozitë, e pastaj t'i bëjnë edhe 3-4 deputetë nga deputetët e koalicionit për ta rrëzuar këtë Qeveri, dhe pas dhjetorit kur Këshilli i Ministrave pritet të votojnë dhe marrë vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës, sepse nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme para dhjetorit, liberalizimin e vizave duhet ta harrojmë edhe për shumë vite të tjera ose do të ngelnim përgjithmonë të izoluar”.

 “Edhe ashtu dy shtete si Franca dhe Holanda që na kanë njohur si shtet edhe ashtu janë skeptik për liberalizim të vizave, dhe zgjedhjet para vendimit do t'i jepnin edhe më shumë arsye që të votojnë kundër, ose mos ta fusin fare në agjendën në Këshillin e Ministrave. Atë ditë që votohet në Këshillin e Ministrave, qysh atë ditë vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka përfunduar Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat