Deklarohen nga Gjykata Speciale: Ja si i mbrojnë dëshmitarët e kërcënuar në Kosovë

Politika

Deklarohen nga Gjykata Speciale: Ja si i mbrojnë dëshmitarët e kërcënuar në Kosovë

Nga: N.A Më: 22 tetor 2018 Në ora: 13:29
Gjykata Speciale

Javë më parë akuzat e ish deputeti të Kosovës, Gani Gecit ndaj presidentit Hashim Thaçi për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit vërshuan opinionin publik.

Pas këtyre deklaratave gjithashtu u përfol se Gani Geci ishte kërcënuar.

Mirëpo sa po u ofrohet mbrojtje dëshmitarëve të cilët pritet të dëshmojnë në Gjykatën Speciale, flasin nga Prokuroria Speciale.

Zëdhënësi i Gjykatës Speciale Chriss Bennet ka thënë për gazetën “Bota sot” se mbrojtja e dëshmitarëve është një nga prioritetet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar parashikon mbrojtjen e viktimave dhe të dëshmitarëve në përputhje me standardet më të larta të drejtësisë penale ndërkombëtare. Për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve është ngritur një zyrë e posaçme për t’iu dhënë ndihmën e përshtatshme dëshmitarëve që mund të jenë të rrezikuar për shkak të dëshmisë së tyre, madje edhe personave që mund të jenë të rrezikuar prej dëshmisë së dhënë nga dëshmitarët. Ndër masat për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve përfshihen masa dhe marrëveshje sigurie që parashikohen në legjislacionin e Kosovës, mbajtja e seancave gjyqësore në kamera me dyer të mbyllura ose private, dhënia e dëshmisë nëpërmjet mjeteve elektronike ose mjeteve të tjera të posaçme dhe mbrojtja e identitetit” ka thënë ai.

Më tej, ata kanë përmendur edhe masat që u ofrohen dëshmitarëve për një siguri më të plotë.

“Gjithashtu, në Ligj kërkohet shprehimisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës të garantojnë mbrojtjen e dëshmitarëve të cenueshëm, ndër të cilët viktimat e dhunës seksuale dhe gjinore dhe fëmijët. Ndër masat mbrojtëse gjyqësore që urdhërojnë gjykatësit janë caktimi i pseudonimeve, ndryshimi i

pamjes dhe i zërit, nxjerrja e vonuar e të dhënave identifikuese, dhënia e dëshmisë nëpërmjet videokonferencës dhe të tjera. Kjo temë trajtohet me hollësi në nenin 23 të Ligjit dhe gjithashtu në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave” ka shtuar Bennet.

Në fund, Bennet ka shtuar se zhvillimet politike nuk ndikojnë në punën e saj

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe amendamentin kushtetues përkatës. Nuk kemi kurrfarë komenti në lidhje me zhvillimet politike” ka përfunduar Chriss Bennet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat