Shtet aferash - Bota Sot
Shtet aferash

Politika

E enjte, 15 nëntor 2018

Shtet aferash

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 22 tetor 2018 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Në Kosovën e lirë të pas luftës është shumë vështirë të ndodhin gjëra të mira, gjëra relaksuese për qytetarin dhe për mirëqenien e tij. Në këtë Kosovë të pas luftës qytetari është ngujuar në egon e vetë, sepse nuk ka kurrfarë perspektive, veç mundohet tw ikë sa më parë nga vendi. Dikur njerëzit iknin nga torturat dhe persekutimi i një regjimi te cilin veç e hoqëm qafe, por tash njësoj po ikin edhe kur jemi në liri.

Detyrohen të ikin sepse këtë Kosovën e lirë e ka kapur një kastë qeveritarësh, komandantësh të dalë nga lufta, të cilët kujdesen veç për pushtet e jo për shtet. Elita dhe kasta politike qe 20 vite vetëm vjedhë, pasurohet për vete duke u mos kujdesur fare për qytetarin, sepse shteti është i kapur e i zënë fryme. Nuk ndodhin gjëra të mira në këtë Kosovë sepse kjo kastë politike, në vend se të orientohet dhe të jetë në shërbim të qytetarit, ajo merret me punë të kota, krijojnë skandale dhe afera të llojllojshme vetëm e vetëm për të ç’orientuar vëmendjen e qytetarit nga aferat dhe skandalet e ndryshme që në këto vitet e fundit nuk ishin tw pakta, ndër më të mëdhatë që ishin: Tentimi mafioz për shfuqizimin e Speciales, falja e 8000 hektarëve tokë Malit të Zi, afera për rrëmbimin dhe kidnapimin e qytetarëve turq, e deri te afera më e madhe, ajo e batalionit gënjeshtar të veteranëve të luftës.

E skandalet po vazhdojnë.

Djali i Shpend Maxhunit, ish drejtor i Policisë së Kosovës, e tash shef i AKI-së, u zu nga policia në flagrancë, ku në veturën e gjyshit të tij (babait të Shpend Maxhunit), u gjetën armë dhe substanca tjera të paligjshme.

E keqja e kësaj se rasti u mundua të heshtej, pasi kjo kishte ndodhur më 13 tetor të këtij muaji, mirëpo skandali doli në sheh një javë më pas. E gjithçka më pasi ndodhi në pritshmëri. Policia doli me deklaratë se, arma dhe substancat tjera që u gjetën në xhaketën e Shpëtim Maxhunit, nuk ishin të tijat. Gjithçka që u bë ishte një kallëzim penal sa për “sy e faqe”, sepse nga eksperiencat e më hershme, dihet se ata nuk do preken.

Shpend Maxhuni, është një njeri i të gjitha qeverive të pas luftës në Kosovë. Ai qe 20 vjet gjendet në majat e segmentit të sigurisë në Kosovë. Ishte Drejtor i Policisë së Kosovës, kur ndodhi vjedhja më e madhe në polici, ishte aty kur ndodhi afera tjetër e madhe e rrëmbimit dhe kidnapimit të qytetarëve turq. Asgjë nuk ndodhi, përveç ndërrim pozitash prej shefi.

E reagimet e qeveritarëve për këtë rast pothuajse ishin zero. I vetmi që foli ishte kryeministri Haradinaj, e kjo vetëm pasi u pyet. Përgjigja e tij ishte një distancim nga përgjegjësia duke thënë se sistemi i drejtësisë duhet të merret me këtë rast, respektivisht policia e Kosovës, e që i bie babai i Shpëtimit të merret me rastin e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test