Skandalet e njëpasnjëshme, Bunjaku: LDK insiston në zgjedhje të reja

Politika

Skandalet e njëpasnjëshme, Bunjaku: LDK insiston në zgjedhje të reja

Nga: N.A Më: 23 tetor 2018 Në ora: 13:51
LDK

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se janë duke u angazhuar që ta qojnë vendin në zgjedhje, duke parë që Presidenti Thaçi nuk po heq dorë nga ideja e korrigjimit të kufijve.

Ndërsa në anën tjetër, tashmë një zëvendësministër i Qeverisë Haradinaj është në paraburgim nën dyshimet për marrje te ryshfetit.

Mirëpo çfarë duhet të ndodhë më shumë, në dëm të vendit për ta bindur qeverinë që të jap dorëheqje apo edhe koalicionin qeverisës, për t`i bërë votat për ngritjen e mocionit?

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se LDK insiston që vendi të shkojë në zgjedhje.

“LDK është deklaruar kaherë se kjo qeveri nuk mund të dërgojë procese të rëndësishme përpara. Skandalet e kësaj keqqeverisje nuk po ndalen por përkundrazi po shtohen. Tash edhe rasti i fundit i arrestimit të zv.ministrit por edhe veprime tjera të dëmshme edhe më shumë janë indikator të zgjedhjeve të reja për të cilat LDK vazhdimisht po insiston derisa të krijojë numrin e nevojshëm për mocion. Zgjedhjet si duket i shohin si zgjidhje edhe dikush nga aleatët e koalicionit qeverisës dhe vetëm pritet kur do të kemi veprime konkrete. Nuk di çka duhet të ndodhë më shumë që dikush nga ky koalicion t’i sheh dështimet, aferat dhe skandalet e kësaj qeverie degraduese dhe të marr guximin të stopojë duke u bashkangjitur në mocionin e LDK për rrëzim të saj”, ka përfunduar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat