“Zgjedhjet të domosdoshme në mënyrë që Kosova të ec përpara”

Politika

“Zgjedhjet të domosdoshme në mënyrë që Kosova të ec përpara”

Nga: D.B Më: 23 tetor 2018 Në ora: 18:03
Ilustrim

Evropa ose duhet të hapë dyert për Ballkanin Perëndimor, ose do të përballet me zjarrin e pashuar në Ballkan që do të digjet edhe Perëndimi. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ku sipas tij, në kuadër të këtij procesi duhet të përfshihet edhe Kosova, që aktualisht rrugët e saj nuk shpien askund.

Ai ka thënë për “Bota sot”, se zgjedhjet janë imanentë të domosdoshëm në mënyrë që të thyhet stagnimi dhe Kosova të ec përpara.

Image
Ismet Haziri

“Politika aktuale institucionale po kontribuon në përkeqësimin e jetës së qytetarëve dhe po rritë pakënaqësitë në popull, veçanërisht tek të rinjtë. Duke qenë në situatë të këtillë, vendi mundë të bie pre e shërbimeve të huaja të cilat po pretendojnë ta rritin ndikimin e tyre në Ballkanin Perëndimor dhe ta shtrinë influencën. Këtu duhet dalluar shërbimin rusë, duke parë edhe mesazhet politike të diplomacisë ruse që pretendojnë forcimin e dominimi, e veçanërisht në Republika Srpska, nëpërmjet Kishës Ortodokse dhe që pretendojnë ta bëjnë Transversale Ballkanike e duke u shtrirë fuqishëm në Serbi tradicionalisht, Maqedoni, Greqi, Bullgari e pjesërisht edhe në Shqipëri e Kosovë përmes marjoneteve dhe eventualisht me ndikimin krishter e ortodoks”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, e gjithë kjo është një lojë që të vejë dorë mbi territorin dhe të tregojë se Rusia është një vend që mundë të ndikojë në destabilitet.

“Kosova nuk guxon që të mos përgatitet e të qëndroje në gjendje të apatisë për këto situata. Kosova ka nevojë për një dalje të re politike, meqë politikanët aktual nuk kanë të drejtë morale të i mbyllin rrugët dhe të i mbajë popullin të lidhur që të votojnë për te njëjtit. Ekzistenca e një rrethi “VICIOZ” tek qytetarët që mendojnë se votimi i partive të” tyre” mund të ndërtojë të ardhmen është i gabuar, ngase ato zgjedhje do ta përsërisin të njëjtën që e kemi “Të kallurën e keqe, andaj ndryshimet duhet të ndodhin”, është shprehur njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat