Tomë Gashi flet për Specialen, ja vetëm kush vendos për ngritjen e aktakuzave

Politika

Tomë Gashi flet për Specialen, ja vetëm kush vendos për ngritjen e aktakuzave

Nga: D. B Më: 24 tetor 2018 Në ora: 16:10
Tomë Gashi

Avokati i njohur, Tomë Gashi në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka folur për Gjykatën Speciale dhe vonesat në ngritjen e aktakuzave, gjykatë kjo e krijuar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës. Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, vonesa në ngritjen e aktakuzave po ndikojnë në hargjimin e buxhetit të  ndarë nga BE për Gjykatën Speciale.

Avokati Gashi, thotë se për ngritjen e aktakuzave vendos vetëm zyra e Prokurorit Special.

“Të njëjtit u bënë kundër kësaj Gjykate me 22.12.2017 duke menduar se për shkak të festës së Krishtlindjeve të gjithë ndërkombëtarët do të merren me festime, dhe kur nuk arritën që ta zhbëjnë këtë Gjykatë atëherë përsëri u bënë përkrahës të saj. Por tanimë dihet se kjo Gjykatë është funksionale së paku që 1 vit dhe edhe pse kanë kaluar 3 vite nga formimi i saj, dhe një vit nga kompletimi formal i të gjithë strukturës në ende nuk kemi asnjë aktakuzë dhe asnjë të akuzuar për të vetmin fakt se për këtë nuk vendosin institucionet përkatëse të shtetit të Kosovës dhe as të Gjykatës Speciale por vendos një institucion ndërkombëtar që ironikisht dhe formalisht kinse është institucion i Kosovës e që është zyra e Prokurorit Special po ashtu në Hagë-Holande”, ka thënë avokati Gashi.

Sipas tij, Gjykata Speciale është krijuar me trysni të Serbisë e përkrahur nga Rusia.

“Arsyeja është e qartë sepse bisedimet me Serbinë që filluan si teknike, që u shndërruan në politike e që përmendën edhe si bisedime të mundshme për ndërrime të territoreve ( edhe pse haptas nuk thuhet nga pala e Kosovës por është aq e tejdukshme loja me fjalë se kinse kërkohet korrigjime të kufijve të Kosovës ). Serbia nuk është fare e interesuar që të bëjë një presion të tillë edhe pse paramendon Gjykata Speciale dhe Zyra e Prokurorit Special kanë të hapura degë/zyre të caktuara në Serbi, por të njëjtat nuk i kanë në Kosovë. Që i bie se Gjykata Speciale nuk është asgjë tjetër, përveç një Gjykate raciste që do t'i gjykojë vetëm shqiptarët”, ka thënë avokati Gashi.

Ai ka thënë se kjo Gjykatë ndërkombëtare është aq e politizuar saqë fillimi i punës së kësaj Gjykate varet krejtësisht nga vullneti politik, i atyre të cilët e kanë sponsorizuar formimin e një e saj në dëm të themeleve të shtetësisë së Kosovës.

“Shqiptaret e Kosovës respektivisht deputet e legjislacionit të  vitit 2015 për një gjë do mbahen në mend, vetëm  këta në gjithë rruzullin tokësorë kanë votuar një gjykatë kundër vetvetes me mbi 80 vota e që nëse ndonjëri prej këtyre që e ka votuar Gjykatën Speciale do të jetë i akuzuar së paku nuk ka të drejtë ai/ajo të thotë se kjo është Gjykatë politike, edhe pse dihet që është”, ka thënë avokati Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat