Profesori ndërkombëtar flet për takimin e “nxehtë” dhe aktin vetëvrasës të Thaçit, tregon se çfarë do të bëjë Gjermania - Bota Sot
Profesori ndërkombëtar flet për takimin e “nxehtë” dhe aktin vetëvrasës të Thaçit, tregon se çfarë do të bëjë Gjermania

Politika

E enjte, 15 nëntor 2018

Profesori ndërkombëtar flet për takimin e “nxehtë” dhe aktin vetëvrasës të Thaçit, tregon se çfarë do të bëjë Gjermania

Petrit Rudi Nga Petrit Rudi Më 25 tetor 2018 Në ora: 11:31
“Unë jam President, unë vendos për korrigjim kufijsh”. Kështu i është drejtuar presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi deputetit gjerman, Peter Beyer nga radhët e CDU-së së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur një takim shumë të “nxehtë” me Peter Beyer, deputetin gjerman nga radhët e CDU-së së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Ka qenë vet deputeti gjerman ai që ka ia bërë të ditur Thaçit qëndrimin e kancelares Merkel për mos ndryshim të kufjeve. Por, Thaçi, deputetit gjerman i është drejtuar me fjalët: “Unë jam President, unë vendos për korrigjim kufijsh”. Kështu Thaçi edhe njëherë doli hapur kundër kancelares Merkel duke rrezikuar raportet mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Por si e sheh këtë sjellje të Thaçit, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi?

Ai më një bisedë për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e presidentit i ka dy të mira.

“Unë jam president, unë vendos për korrigjim kufijsh”. Kjo deklaratë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në debat e një deputet gjerman të CDU-së së Merkel ka dy të mira. Thaçi shprehet i sinqertë në dëshminë e tij, pasi konfirmon dhe mburret me faktin se ai ka kapur të gjitha institucionet e shtetit. Ai me sinqeritet deklarohet si Luigji i XIV i Francës në shekullin e 17-të se “Shteti jam unë”! Ai na dëshmon të gjithëve se nuk është presidenti i një republike parlamentare dhe një shteti demokratik, por së paku mendon dhe hiqet si diktator. Pra prej sot për gjithçka që ndodh në Kosovë nuk është fajtor Hashim Thaçi, është fajtore Kosova. Ai e ka thënë troç: Unë jam president, unë i ndryshoj kufijtë e Kosovës”. Edhe pse Kushtetua e Kosovës në nenin 2 pika 2 të saj nuk lejon askënd, madje as parlamentin që ta bëjë një gjë të tillë”, shprehet Bytyçi.

Image
Profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi

Më tej, sipas tij, prej sot për gjithçka që bën Hashim Thaçi kundër Kosovës në shërbim të Beogradit, kalon e bëhet përgjegjësi e parlamentit që e ka zgjedh atë president.

“Prej sot çdo deputet, nëse nuk do të reagojë, do të duhet të shpallet me statusin e deputetit të 23 marsit 1989, kur u votuan ndryshimet kushtetuese në Kosovë. Madje më keq se ata, sepse në fund të fundit deputetët e asaj kohe votuan nën kërcënim. Prej sot do të duhet që përgjegjësitë e dialogut t’i marrë parlamenti dhe qeveria. Nëse opozita nuk e mbështet mazhorancën në këtë nismë, atëherë opozita bëhet palë me armikun e Kosovës, Hashim Thaçin! Mjafton të analizohet kjo deklaratë dhe prej nesër do të duhet jo vetëm t’i hiqet Hashim Thaçit e drejta e kryesimit dhe pjesëmarrjes në dialog me Beogradin, por edhe të shkarkohej nga detyra e presidentit”, thekson profesori.

Akti vetëvrasës i Hashim Thaçit

Bytyçi shton se Kosova nuk ka nevojë për një president diktator, që me shkelje të kushtetutës dhe vullnetit të popullit falë territoret e vendit.

Sipas tij këta lloj diktatorësh e kanë shkatërruar perspektivën e zhvillimit të kombit shqiptar, sa herë janë shfaqur në emër të të bërit luftë mbi këto troje.

 “Por Hashim Thaçi ka kryer dhe një akt tjetër vetëvrasës: I ka bërë karshillëk Angela Merkelit dhe qytetërimit europian. Deklarata e tij është një argument plus në polemikat e Berlinit për ta kundërshtuar çdo iniciativë të ndarjes së Kosovës. Deklarata e Thaçit, me të cilën u dëshmon gjermanëve, Europës dhe SHBA-ve se ka mentalitet diktatori dhe “nuk pyet në vendimmarrjen e tij antikushtetuese as për ligj, as për vlerat europiane”, do t’i ndihmojë mbështetësit e shkëmbimit të territoreve për të kuptuar se ky akt nuk duhet lejuar qoftë dhe për arsyen e thjeshtë se diktatorët sjellin fatkeqësi, fatalitet, destabilitet, konflikt e luftë, kur atyre iu tronditen themelet e pushtetit”, thotë  Bytyçi për “Bota sot”.

Më tej, profesori ndërkombëtar shton se deklarata e Thaçit dhënë deputetit gjerman, dëshmon së tashmë Thaçi e ka marr vendimin që të nënshkruajë marrëveshjen për falje territori Beogradit.

“Deklarata e presidentit të Republikës së Kosovës dëshmon se ai e ka marrë tashmë vendimin: Do ta nënshkruajë marrëveshjen me falje territoresh me Beogradin. Nënshkrimi I marrëveshjes nuk do të kalojë në parlament. Por do ta vendosë Kosovën në pozitën më të vështirë në historinë e saj, sepse do të akuzohet se nuk është e aftë të mbajë premtimet dhe të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara. Madje që tani ka filluar Daçiq ta bëjë këtë lloj presioni, duke deklaruar se Prishtina nuk zbaton marrëveshjet që vetë I ka nënshkruar!”.

Sipas Bytyçit, cdo fjalë dhe deklaratë e Hashim Thaçit përputhet jo vetëm me qëllimet e Beogradit, por edhe me retorikën e Beogradit.

“Bota shqiptare në Kosovë e më gjerë ka përballë një përbindësh. Prej sot ai duhet konsideruar përbindësh, jo vetëm diktator. Ndryshe do të jetë I aftë t’ia hapë gropën Kosovës për të mbyllë aferën e vet të korrupsionit dhe krimeve të tjera që ka bërë kundër shqiptarëve, me të cilat kërcënohet prej Beogradit! Hashim Thaçi duhet ndalë. Këtë është mirë ta bëjë Kuvendi i Kosovës, partia që ai ka themeluar, madje dhe vëllezërit, prindët e far e fisi i tij. Gjithmonë ka ndodhur kështu, kur një pjesëtar i familjes, qoftë ky dhe president i vendit, është çmendur! I çmenduri duhet lidh, duhet të vihet në terapi. Dhe që të ndodh kjo duhet përzënë nga komunikimi me publikun!”, është shprehur ai.

Për fund, profesor Bytyçi, thekson se Gjermania do ta çlirojë përfundimisht Kosovën nga Thaçi dhe Serbia.

“Dhe së fundi, Hashim Thaçi ka hesape me drejtësinë gjermane. Kjo deklaratë e ndihmon Gjermaninë që hesapet t’ia numërojë një e nga një. Ka kryer krime edhe në Gjermani e Zvicër. Lexoni gazetat gjermane, zvicerane e austriake të viteve 1998-1999 dhe do të shihni se si agjencitë e shërbimeve të fshehta dekonspirojnë të dhëna e fakte tronditëse për Hashim Thaçin. Që prej kësaj kohe buron armiqësia e Hashim Thaçit ndaj Berlinit. Ndaj ai në fillim të vitit 2009 arrestoi të ashtuquajturit “agjentë të shërbimit gjerman” dhe i torturoi ata. Ishte karshillëk ndaj Merkel. Ndërkohë që mori reston kur Merkel erdhi në Kosovë, duke mos e takuar presidentin e Republikës së Kosovës çka do të thotë duke mos e njohur Thaçin si president, edhe pse ka njohur shtetin e Republikës së Kosovës! Hashim Thaçi po thellon konfliktin e tij me Gjermaninë dhe ky është një lajm i mirë për Kosovën. Nëse nuk do të jenë shqiptarët të aftë ta lidhin atë, këtë do ta bëjë Gjermania. Dhe kështu Gjermania do ta çlirojë përfundimisht Kosovën nga Hashimët e Serbia për inatin tonë, të shqiptarëve!”, përfundon për gazetën “Bota sot”, profesori ndërkombëtar, doktor Enver Bytyçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test