Bashkimi Evropian deklarohet për formimin e ushtrisë së Kosovës

Politika

Bashkimi Evropian deklarohet për formimin e ushtrisë së Kosovës

Nga: N.A Më: 25 tetor 2018 Në ora: 14:44
FSK

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri përmes një Projektligji.

Zyra për komunikim e BE-së, ka thënë për gazetën “Bota sot” se BE u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të sigurojnë një proces gjithëpërfshirës dhe që ky transformim të bëhet në përputhje me Kushtetutën.

“BE mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës si pjesë integrale e axhendës së Ballkanit Perëndimor. BE ka kërkuar gjithmonë një proces gjithëpërfshirës që çon në miratimin e legjislacionit për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe duke marrë parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve në Kosovë dhe të gjithë partnerët, entitetet dhe organizatat relevante .BE u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të sigurojnë një proces gjithëpërfshirës”, kanë përfunduar nga zyra për komunikim e BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat