“Gjasat e liberalizimit të vizave janë zero”

Politika

“Gjasat e liberalizimit të vizave janë zero”

Nga: N.H Më: 27 tetor 2018 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve juridike-kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se gjasat për liberalizim të vizave për vitin 2018 janë zero.

Burjani ka thënë se shqetësuese është fakti se dy shtetet mike që kanë njohur Kosovën, Franca dhe Holanda kanë rezerve të mëdha për të votuar pro liberalizimit.

Image
Blerim Burjani

“Jo, ketë vite janë gjasat zero. Edhe tani me vendos Këshilli i Ministrave të BE-së për shkak procedurave teknike tjera pasuese, nuk ka gjasa fare. Tre deri në gjashtë muaj merr procesi edhe pas vendimit të Këshillit, ketë vit nuk ka asgjë. Vitin e ardhshëm diku ka korrik-gusht nëse shkon procesin i vendimmarrjes dhe procedurat teknike mund të ndodhë që qytetarët të udhëtojnë pa viza. Shqetësuese është për shkak se dy shtetet mike që kanë njohur Kosovën, Franca dhe Holanda kanë rezerve të mëdha për të votuar pro, andaj kjo ndërlidhët me mundësit e vërshimit nga qytetarët e Kosovës mund të kërkoj azil dhe faktori i dyte është lufta kundër korrupsionit”, ka thënë Burjani.

Tutje, Burjani ka theksuar se situata rreth liberalizimit tw vizave nuk ka dalur ashtu siç ishte dëshiruar.

“Situata nuk ka del ashtu si kemi pas dëshirë, për të udhëtuar pa restrikcione, kjo në fund të fundit është jo humane, për shkak se lëvizja e lire është kategori universale dhe nuk mund të ndalen njerëzit dhe qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve. Sipas kësaj logjike të disa shteteve në BE-së, qytetarët e  Kosovës të gjithë luajn “Green Card”, lotaria amerikane për të udhtuar pa viza në BE”, ka përfunduar Blerim Burjani për “Bota sot”.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se këtë vit qytetarët e Kosovës s’mund të udhëtojnë pa viza në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se, përderisa Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret do të ishte e drejtë nga Bashkimi Evropian të ketë vendimmarrje gjatë këtij viti për liberalizim të vizave për vendin.

“Ajo çfarë ne presim këtë vit është një vendim politik, natyrisht se nuk do të ketë mundësi që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë më 2018-n pa viza, por ne presim që në dhjetor të ketë një vendim politik, i cili e qartëson se kur mund të udhëtojmë në vitin 2019 pa viza. Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e mundshme. Neve na u është thënë se procesi është teknik, jo politik dhe nëse i kryejmë punët tona Kosova në fund të procesit do të shpërblehet. Ne i kemi bërë punët të cilat janë pritur nga ne dhe besoj se BE-ja do ta shpërblejë Kosovën me një gjë të tillë”, ka thënë Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat