Gjykata Speciale vazhdon punën në përputhje me mandatin e tyre

Politika

Gjykata Speciale vazhdon punën në përputhje me mandatin e tyre

Nga: N.A Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:30
Gjykata Speciale

Formimi i ushtrisë, dialogu me Serbinë, korrigjimi i kufijve e deri te propaganda e egër serbe për tërheqje të njohjeve nga shtetet e tjera, janë vetëm disa nga kryetemat e fundit në vend të cilat ende nuk po u gjendet një zgjidhje

Nga ana tjetër kemi Gjykatën Speciale e cila çdo ditë komentohet për ngritjen e mundshme të aktakuzave.

Mirëpo sa po ndikojnë zhvillimet e fundit politike në vend në fillimin e saj?

Zyra për komunikim e Gjykatës Speciale ka kthyer përgjigje për gazetën “Bota sot”, ku sipas të cilëve nuk kanë asnjë koment për zhvillimet politikë në Kosovë.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të përqendruara në zbatimin e mandatit të tyre në përputhje me Ligjin e miratuar për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe amendamentin kushtetues përkatës. Nuk kemi kurrfarë koment në lidhje me zhvillimet politike” kanë përfunduar ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat