Deputeti i LDK-së: Sovraniteti i Kosovës është vetëm në integritetin e kufijve ekzistues

Politika

Deputeti i LDK-së: Sovraniteti i Kosovës është vetëm në integritetin e kufijve ekzistues

Nga: N. H Më: 28 tetor 2018 Në ora: 23:03
Deputetët e LDK-së

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, duke e komentuar idenë e presidentit Hashim Thaçi, për korrigjim të kufijve, ka thënë se partia e tij nga fillimi e ka dhënë qëndrimin e saj, dhe se qëndron fuqishëm në atë se sovraniteti i Kosovës është vetëm në integritetin e kufijve ekzistues.

“Në ketë temë e cila ka dalë nga presidenti Thaçi në mënyrë të çuditshme, dhe e cila nuk ka qenë fare e debatuar në institucionet kredibile të Kosovës, për të bërë një vlerësim të saktë se a duhet të lindë këso agjende apo jo Kosova”.

Image
Naser Osmani

“LDK nga fillimi e ka dhënë qëndrimin e saj, të cilin e ka përsëritur disa herë, si kryetari Isa Mustafa, kryesia, nënkryetarët dhe shefi i Grupit Parlamentar, Avdullah Hoti, dhe konsiderojë se LDK-ja qëndron fuqishëm në atë se sovraniteti i Kosovës është vetëm në integritetin e kufijve ekzistues, kështu jemi për marrëveshjen e pavarësisë së Kosovës të planit të Ahtisaarit, që vendi krijon sovranitetin mbi bazën e këtyre kufijve administrativë që i ka sot”, është shprehur Osmani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, është rrezik i madh për të luajtur mbi bazën e këtij sovraniteti duke shuar shpresën e Kosovës Lindore mbi ketë ide, pa një përkrahje të partnerëve strategjikë.

“Është rrezik i madh për të luajtur mbi bazën e këtij sovraniteti duke shtuar shpresën e pjesës së Luginës së Preshevës në kuptimin e saj pa pasur një konsenzues të brendshëm ndër-shqiptar, por edhe një përkrahje të madhe të partnerëve strategjikë”, ka thënë Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat