Vuniqi: Po punojmë maksimalisht për arritjen e njohjeve

Politika

Vuniqi: Po punojmë maksimalisht për arritjen e njohjeve

Nga: D.RR Më: 30 tetor 2018 Në ora: 13:06
Rejhan Vuniqi

Zëvendësministrja e punëve të jashtme në Qeverinë e Kosovës, Rejhan Vuniqi, ka thënë për “Bota sot” se ministria e jashtme po angazhohet maksimalisht për të finalizuar njohjen nga ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Ministria dhe Ministri Pacolli personalisht janë plotësisht të angazhuar në procesin e njohjes së Kosovës. Asambleja e Përgjithshme e OKB-se si dhe Samiti i Frankofonise ku Kosova mori statusin e anetarit të asociar, ishin platforma të mira për të lobuar më tej, ku u takuam më shumë delegacione. Ne kemi vizituar disa vende që janë në proces të njohjes së Kosovës dhe disa prej tyre po finalizojnë procedurat e brendshme. Kur dhe si nuk do të jemi në gjendje të themi pasi është një çështje qe vendoset nga një qeveri tjetër dhe për të mbajtur diskrecionin e procesit. Por puna po bëhet drejtpërdrejt me vendet që nuk e kanë njohur Kosovën”, është shprehur Vuniqi.

Njohjen e Kosovës si shtet nga vendet tjera, ajo e quan proces të pandalshëm, dhe shton se ministria në të cilën ajo bën pjesë, po punojnë drejtpërdrejtë me vendet që kanë për disa arsye hezitim për të njohur Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat