Përsëritet historia: “Në Paris ndahen tokat shqiptare, si para 100 vjetësh”

Politika

Përsëritet historia: “Në Paris ndahen tokat shqiptare, si para 100 vjetësh”

Nga: N. H Më: 30 tetor 2018 Në ora: 20:48
Emmanuel Macron, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike, Faton Mehmeti, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, e ka komentuar paralajmërimin për pjesëmarrjen e presidentit Thaçi në Paris, i ftuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron në manifestimin e përvjetorit të 100-të të armëpushimit, e nga ku raportohet se do të bisedohet edhe për kufijtë e Kosovës.

Mehmeti ka thënë se një “Deja Vu” po përsëritet për shqiptarët, kur 100 vjet më parë u ndanë tokat shqiptare.

Image
Faton Mehmeti

“Në Paris aty ku u ndanë tokat shqiptare para 100 vjetësh, si duket po përsëritet historia. Parisi një “Deja Vu” fatkeqesi për shqiptarët. Në çdo organizim ku merr pjesë edhe Thaçi aty cenohet siguria dhe territori i Kosovës. Kosova po rrezikohet më shumë nga Thaçi se nga Vuçiqi. Ky është realiteti i padëshiruar nga të gjithë, por që nuk mund ta fshehim dot”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, Thaçi në Paris më 11 nëntor vetëm sa do të vazhdojë t’i shtojë negociatat me Vuçiqin, ndërsa e gjithë kjo, siç ka thënë analisti politik po bëhet në dëm të Kosovës e në këmbim të imunitetit të tij.

“Thaçi në Paris më 11 nëntor vetëm sa do të vazhdojë të shtojë negociatat me Vuçiqin, natyrisht nëdëm tëKosovës e nëkëmbim të imunitetit të tij. Në Paris vetëm sa mund të përmbyllet ajo qëështë nisur në Bruksel, me që rast territori i Kosovësvetëm sa do të tkurrët edhe më shumë, ndërsa Serbia do të përfitoj Veriun e vendit, dhe enklavizimin e Kosovës përmes asociacionit”, ka thënë ai.

Mehmeti në fund potencon se presidenti Thaçi po i bënë Kosovës atë që as Millosheviçi nuk i bëri, e ajo sipas tij është ndarja e vendit.

“Në një fare mënyre Kosova më mirë të jetë e robëruar nën Serbi dhe e plotë se sa e çliruar dhe gjysmake. Pasi kur je i robëruar ke synim që të çlirohesh dhe të jesh kompak, por kur je i përgjysmuar nuk ke asnjë shanse të mendosh se përsëri do të jesh siç ke qenë. Thaçi po i bënë Kosovës atë që as Millosheviçi nuk i bëri, ndarjen e vendit. Por shpresoj se kjo s’do të ndodh, në të kundërtën Kosova do të mbetet një vend jo funksional, dhe tërësisht i padobishëmpër shqiptarët”, ka përfunduar Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat