Kurteshi: PDK-ja duhet të përcaktohen, idenë e Thaçit po e lënë opsion të dytë

Politika

Kurteshi: PDK-ja duhet të përcaktohen, idenë e Thaçit po e lënë opsion të dytë

Nga: N.A Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:25
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismail Kurteshi ka deklaruar për gazetën “Bota sot” se shpreson që te afrohen mendimet rreth vendosjes së vijës së kuqe për mos diskutim rreth kufizimit të kufijve.

Tutje, Kurteshi ka shtuar se PDK duhet të përcaktohet që për kufijtë të mos diskutoje askush, madje as presidenti Thaçi.

“Shpresoj që do të përfarohen mendimet për arsye se e vetmja pikë ndarëse është çështja e projektit të Serbisë të cilën presidenti Thaçi po e cilëson si të veten. Të gjitha pikat tjera janë në përputhje të plotë, të gjithë jemi për dialog, të gjithë jemi që të mos lëvizen kufijtë, të gjithë jemi që kuvendi ta ketë rolin prijës, por mendoj që PDK-ja duhet të përcaktohet sepse nuk shkojnë të dy këto gjëra bashkë, edhe jemi kundër të ndryshimit të kufijve edhe ta përkrahim idenë e Thaçit, këto janë dy çështje që dallojnë në esencë nga njëra tjetra, besojë që ata do të angazhohen që ti mbrojnë interesat e vendit, duke mos lejuar ndryshim të kufijve. PDK nuk po thotë që duhet ti ndalohet çdo kujt në këtë vend që të bisedohet për lëvizje të kufijve, duke e lenë opsion të dytë idenë e Thaçit”, ka deklaruar deputeti i LVV-së, Ismail Kurteshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat