Vetëvendosje ende pa veprime konkrete për protestën e radhës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk ka ende asgjë konkrete rreth një proteste të mundshme të VV-së para takimit të ardhshëm Thaçi-Vuçiq.
“Për momentin jemi në diskutim sa i përket protestave kështu që konkrete nuk ka asgjë”, ka thënë Drita Millaku.
Vlen të theksohet se protesta e fundit e VV-së ishte më 29 Shtator, me slogan “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”.
Protestën nuk e mbështetën partitë opozitare LDK-ja, Alternativa dhe PSD me përjashtim të dy deputetëve të LDK-së Vjosa Osmanit dhe Haxhi Avdylit