Dy përçarësit dhe destabilizuesit kërkojnë unitet!

Politika

Dy përçarësit dhe destabilizuesit kërkojnë unitet!

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 2 nëntor 2018 Në ora: 15:20
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

“Bazuar në këto veprime të Beogradit zyrtar, Kosova nuk ka pse të nxitoj në dialog me Serbinë dhe thirrjet e Veselit e po ashtu edhe të presidentit Thaçi, gjoja për ngutjen që duhet të ketë Kosova në këtë proces, janë thirrje vetëm për ti konsoliduar pozitat e veta si faktor të vendimmarrjes në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, që gjë do t'iu sillte një far lloj imunitetiti në raport me këtë Gjykatë”, është shprehur opinionisti Haziri.

Kadri Veseli ka kërkuar unitet politik në Kosovë, me arsyetimin se mungesa e tij po i shërben Aleksandër Vuqiçit. Por, Veseli  ka harruar se ishte pikërisht ai që qeverinë Mustafa e rrëzoi me votat e Listës Serbe, duke u komanduar direkt nga Vuçiçi, dhe duke kurorëzuar koalicionin qeverisës, po me Listën serbe.

Image
Drita Millaku

Millaku: Thaçi e Veseli përçarësit më të mdhenj të politikës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Drita Millaku, ka thënë për Bota sot”  se presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i kuvendit Kadri Veseli, janë përçarësit më të mëdhenjtë jo vetëm të skenës politike në Kosovë por edhe mbarëkombëtare.

“Nuk e di, se si mund të kërkoj unitet Kadri Veseli, kur në të vërtet ai bashkë me Hashim Thaçin janë përçarësit më të mëdhenj jo vetëm të skenës politike në Kosovë, por edhe mbarëkombëtarë. Është për tu çuditur, se si të njëjtit mundet të kërkoj unitet për realizimin e projekteve shoveniste të Qubriloviqit e Rankovicit. Tek e fundit nuk ka unitet, derisa nuk japin llogari ata që kanë bërë dialog antikombëtar me serbin edhe atë, pa pik rezultati. Është koha të themi ‘faleminderit Kadri por për projekte antikombëtare nuk ka unitet. Këtë unitet mundet ai ta kërkojë vetëm prej Listës serbe, sepse besoj që janë në një vijë me të. Ashtu madje, juanë edhe në bashkëqeverisje, i vetmi "unitet" që mundet me bërë me Kadriun është caktimi i datës së zgjedhjeve”, ka thënë deputetja Millaku.

Image
Valentina Bunjaku Rexhepi

Bunjaku-Rexhepi: Pushteti aktual nuk mund të ketë legjitimitet

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, konsideron se Kadri Veseli, përderisa kërkon unitet politik brenda spektrit në Kosovë, ka harruar që pikërisht ai dhe Thaçi janë akterët kryesor të përçarjes, degradimit dhe destabilizimit të proceseve të rëndësishme në Kosovë nëpër etapa.

Sipas saj, uniteti për çështje madhore për vendin së pari duhet të bëhet ndërmjet popullit dhe partive politike, e cila duhet legjitimuar përmes zgjedhjeve të reja dhe mbështetur nga faktori ndërkombëtar.

“Pushteti aktual nuk mund të ketë legjitimitet, kur dihet se janë pakicë në numër dhe me këtë fakt ata nuk mund ta përfaqësojnë shumicën dhe as të kërkojnë unitet. Më së miri për ta dhe vendin do të ishte të ofrojnë dorëheqje dhe tua lirojnë pushtetin atyre që duan të punojnë me nder dhe përgjegjësi”, ka thënë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

Kurse, opinionsti Nexhat Haziri ka pohuar se deklaratat që vijnë nga liderët e PAN-it, gjoja si thirrje për unitet ndërmjet forcave politike, janë vetëm hipokrizi e tyre, përmes së cilave ata dëshirojnë ta manipulojnë opinionin publik si dhe t’ia zgjasin jetën këtij koalicioni qeverisës.

Image
Nexhat Haziri

Haziri: Kosova nuk ka pse të nxitoj në dialog

Ai konsideron se, dialogu me Serbinë, siç po pretendohet të quhet edhe si faza finale nuk është një diçka që duhet nxituar aq shumë Kosova, pasi asgjë nuk është e precizuar se çfarë do të ndodhë në këtë fazë finale, pra a do të ndodh njohja reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Deri më tani nga Beogradi nuk ka sinjale se në fund të këtij procesi Serbia do ta njohë Kosovën dhe ne jemi dëshmitar në ofensivat diplomatike të Serbisë për ta penguar Kosovën në çdo nisme ndërkombëtare për anëtarësim si dhe presionet e Serbisë të disa shtet që e kanë njohur Kosovën, që ta tërheqin këtë njohje. Andaj, bazuar në këto veprime të Beogradit zyrtar, Kosova nuk ka pse të nxitoj në dialog me Serbinë dhe thirrjet e Veselit e po ashtu edhe të presidentit Thaçi, gjoja për ngutjen që duhet të ketë Kosova në këtë proces, janë thirrje vetëm për ti konsoliduar pozitat e veta si faktor të vendimmarrjes në prag të fillimit të punës së Gjykatës Speciale, që gjë do t'iu sillte një far lloj imunitetiti në raport me këtë Gjykatë”, është shprehur opinionisti Haziri.

Image
Blerim Burjani

Kurse, njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani, mendon se Thaçi e Veseli mbajnë përgjegjësin edhe për marrëveshje për shkak se vet që të dy, e kanë filluar dhe e kanë propaganduar edhe fundin e dialogut.

Burjani: Më mirë është të shkohet me zgjedhje se sa të përkrahet një koalicion zhvatës

Ai pohon se Thaçi është njeriu kryesor i kësaj çështje, i përkrahur nga Kadri Veseli, dhe se puna individuale e Thaçit nuk po përkrahet fare nga qytetarët dhe opozita.

“PDK-ja po  kërkon ndihmën e LDK-së, për të zgjidhur pikërisht problem të unitetit. Këto parti tjera, as nuk kanë ndonjë ndikim si të jenë ose mos të jenë në këtë grup, pasi kjo varet shumë nga LDK-ja, e cila dëshiron t’ia zgjasë jetën këtij koalicioni të çuditshëm dhe zhvatës që rri në pushtet, duke folur për çështje  të mëdha e realisht varfëria dhe ikja e qytetarëve nga vendi vazhdon të jetë shumë shqetësuese. Pra më mirë është të shkohet me zgjedhje se sa të përkrahet një koalicion zhvatës, që kontrollon asete publike. Pra nëse LDK-ja hyn në grupin e unitetit kjo është fund i zgjedhjeve, sepse mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme dhe nuk do të ketë madje as ndryshime të kërkuara, e as zhvillim ekonomik, e as reformë sociale e mbrojte shëndetësore. Pra përkrahja e çështjeve të mëdha dhe vazhdimi i varfërisë është motiv i funksionimit të këtij koalicion i emërtuar si koalicion për zhvatje të buxhetit”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

Image
Rexhep Shahu

Shahu: Është e çuditshme të qahesh se nuk ka unitet politik

Ndërsa, analisti politik Rexhep Shahu ka thënë se pragmatizmi i Thaçit dhe Veselit, dhe i PDK ne tërësi, aleancat e pakufishme edhe me djallin po të jetë nevoja për ta marrë e mbajtur pushtetin nuk mund të gjykohen me kutinë e moralit.

“Është e çuditshme të qahesh se nuk ka unitet politik në Kosovë, të qahesh se mungesa e unitetit i shërben Serbisë, kur me përkrahjen e Serbisë dhe të listës serbe pozita e sotme e rrëzoi pozitën e djeshme dhe erdhi në pushtet, pikërisht me përkrahjen serbe. Pra kjo është të notosh në gotë dhe të luash futboll vetëm e të shpallësh kampion bote.  Pra, këta njerëz bëjnë vet lojë të pistë, aleanca me serbët dhe mallkojnë të tjerët si jo kombëtarë nëse bëjnë aleanca me serbët, dhe ky është imoralitet politik. Pra të gjithëve u lejohet ose të gjithëve nuk u lejohet ‘kurvërimi’ me serbet për të marrë e mbajtë pushtetin në Prishtine. Pra siç e ceka pragmatizmi i Thaçit dhe Veselit, dhe i PDK-së në tërësi, aleancat e pakufishme edhe me djallin, po të jetë nevoja për ta marrë e mbajte pushtetin, nuk mund të gjykohen me kutinë e moralit, pasi nuk është morali njësi matëse për politikën ditore të shqiptarëve”, ka thënë analisti politik Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat