“Pa-në nuk mund të vendoset asgjë”

Politika

“Pa-në nuk mund të vendoset asgjë”

Nga: N.A Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 16:07
LDK

Kuvendi i Kosovës ditën e djeshme nuk e votoi rezolutën e LDK-së, e cila parashihte që kuvendi t’i ndalojë çdo kujt që të diskutojë për ri-vizatim të kufijve me shtetin serb, gjatë procesit të dialogut me Serbinë. Kjo rezolutë nuk u votua nga koalicioni qeverisës PANA.

Lidhur me kete, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova në një bisedë për gazetën “Bota sot” ka thënë se pa miratimin e LDK-së nuk mund të vendoset asgjë.

“Konsideroj se Thaçi nuk ka mandat nga organi më i lartë legjislativ të negocioj për interesa strategjike për vendin, ideja e ti ka ngelur e vetmuar. Askush nuk ka mandat të negocioj për integritetin territorial dhe rendin kushtetues të vendit, dhe në fund çdo marrëveshje e mundshme duhet të ratifikohet në kuvend me 2/3 e votave, dhe ne si grupi më i madh parlamentar dhe partnerët opozitar kurrë nuk do votojmë diçka që bie ndesh me kushtetutën e vendit. Në fakt pa miratim të LDK nuk mund të vendoset asgjë”, ka thënë deputeti i LDK-së, Naser Rugova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat