Haziri: Trego Sylejman Selimi politikanin që ua montoi rastin

Politika

Haziri: Trego Sylejman Selimi politikanin që ua montoi rastin

Nga: A.M. Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:14
Sylejman Selimi

Analisti politik, Nexhat Haziri ka deklaruar se sipas raporteve ndërkombëtare është thënë që sistemi i drejtësisë në Kosovë është i degraduar dhe nën ndikimin politik nga raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

“Është fakt se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i degraduar dhe nën ndikimin politik dhe kjo nuk do të duhej tani më të përbente lajm, pasi është thënë shumë herë dhe shumë më parë edhe nga raportet e organizatave të ndryshme ndërkombëtare që kanë monitoruar sistemin e drejtësisë në Kosovë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Nexhat Haziri

Ndërsa sa i përket rastit të gjeneral Gjeneral Sylejman Selimi do të ishte e rëndësishme të tregonte në letrën e tij se kush është ai politikan apo politikanët vendorë që qëndrojnë prapa këtij montimi ndaj tij.

“Sa i përket asaj letrës së Sylejman Selimit të cilës po iu referoheni edhe ju përmes së cilës z. Selimi shprehë mllefin e tij ndaj procesit gjyqësor ndaj tij ku thotë se po ashtu është i montuar nga politikan vendor dhe ndërkombëtar, sinqerisht për mua do të ishte lajm madje shumë i rëndësishëm edhe për qytetarët e Kosovës, sikur z. Selimi në letrën e tij të tregonte se kush është ai politikan apo politikanët vendorë që qëndrojnë prapa këtij montimi ndaj ti dhe cila është arsyje e saj”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat