Millaku: Duhet të bëjmë të pamundurën që t’i ndalojmë aventurat e rrezikshme

Politika

Millaku: Duhet të bëjmë të pamundurën që t’i ndalojmë aventurat e rrezikshme

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:38
Drita Millaku

Deputetja nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kundërshtimi i Gjermanisë nga Thaçi tregon se ai është tejet i rrezikshëm për të ardhmen e vendit dhe se duhet bërë të pamundurën që ai të ndalohet.

“Wolfgang Ischinger në llogarinë e tij zyrtare shkruan se pozicioni i qeverisë gjermane rreth kufijve të Kosovës është kritikuar nga Thaçi dhe Bërnabiq. Kjo tregon më së miri se Hashim Thaçi është tejet i rrezikshëm për të ardhmen e vendit ky njeri ka kohë që e ka hequr...Ne duhet të bëjmë të pamundurën që t’i ndalojmë aventurat e rrezikshme të tij që po i bën në dëm të sovranitetit dhe tërësisë territorit të Kosovës”, ka vlerësuar Millaku.

Sipas saj, Gjermania është më e vendosur për mbrojtjen e vendit se sa presidenti dhe në këtë mënyrë si po vepron ai, po i humbë miqtë ndërkombëtarë, duke u munduar ta mbrojë lëkurën e tij.

“Hashim Thaçi nuk zgjedh mjet dhe rast për të promovuar idenë serbe të "korrigjimit të kufijve" dhe situata si kjo kur Gjermania është më e kujdesshme dhe më e vendosur se sa presidenti i vendit për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit është për të ardhur keq. Ky njeri përveç dëmit që po i bën Kosovës në gjymtimin territorial ai po bën dëm edhe në drejtim të humbjes së miqve tanë të dëshmuar ndërkombëtarë. Pra ky njeri është shumë i rrezikshëm për ta ruajtur lëkurën e vet, Kosovës po ia humbë edhe miqtë ndërkombëtar”, ka deklaruar deputetja Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat