"Thaçi po e luan rolin e Rrahman Morinës"

Politika

"Thaçi po e luan rolin e Rrahman Morinës"

Nga: G.B Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:51
Rrahman Morina, Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, është shprehur se Thaçi po harron se president i cili vend është, derisa kundërshtimi i Gjermanisë është instrument i rrezikshëm dhe se Thaçi po bën tradhti kundër Kosovës.

“Thaçi po duket ka harruar president i cilit vend është. Ai është duke luajtur rolin e Rrahman Morinës dikur. Mbajtja e anës së qëndrimeve dhe kërkesave të Serbisë dhe duke u përplasur me pozicionin gjerman është e qartë se Thaçi është një instrument i rrezikshëm në duart e serbëve. Kjo që po bën Thaçi është tradhti kundër shtetit, kokonsiprim me Vuçiqin kundër kancelares gjermane Znj. Merkel”, ka vlerësuar Abazi.

Sipas tij, kjo nuk është një gjë e re pasi ai ka tradhtuar që nga Rambujeja dhe kundërshtimi i Gjermanisë është bërë me gjuhë të Serbisë dhe duke shkelur Kushtetutën.

Image
Haki Abazi

“Por kjo nuk është gjë e re: Thaçi që nga Rambujeja ka tradhtuar Kosovën. Privatizimi i të gjitha aseteve të rëndësishme shtetërore francezëve dhe rrjedhimisht rikthimit të rolit të Serbisë në Kosovë si një prej hisedarëve të çështjeve të brendshme të Kosovës është roli i Thaçit dhe klikës së tij të korruptuar. Ajo çfarë ka deklaruar Wolfgang Ischinger është se Thaçi po flet me gjuhën dhe fjalën e Serbisë dhe kundër planit të Ahtisarit që është baza e Kushtetutës së Kosovës. Thaçi është duke shkelur Kushtetutën dhe është duke e humbur përkrahjen e të gjithë atyre që kanë njohur Kosovën me Kushtetutën që e ka”, ka theksuar ai.

Abazi tregon se Ischinger e di shumë mirë procesin nëpër të cilin ka kaluar Kosova për të arritur deri këtu dhe rihapja e çështjes së territoreve është rreziku më i madh që të kthehemi në vitin 2008.

“Wolfgang Ischinger ka qenë një nga anëtarët e trojkës për planin gjithëpërfshirës për statusin final të Kosovës. Ai e di shume mirë se nëpër çka ka kaluar ai proces për të arritur këtu ku jemi që Kosova dhe pavarësia e saj të mos kontestohet ndërkombëtarisht. Rihapja e çështjes së territorit është rreziku më i madh që të kthehemi prapë në 2008 dhe kjo paraqet kërcënimin e Kosovës dhe gjithë Ballkanit nga apetitet e shtuara të Rusisë”, ka përfunduar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat