Patriotizmi i rremë i kryeministrit

Politika

Patriotizmi i rremë i kryeministrit

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 3 nëntor 2018 Në ora: 18:08
Ramush Haradinaj

"Prapa gishtit nuk fshihesh dot", - thotë një utësi helene. Kështu u lakuriqësua edhe patriotizmi i rremë i Ramush Haradinaj. Janë veprimet ato që dëshmojnë atdhetarizmin e një njeriu dhe jo fjalët boshe e mburracake.

Kryeministri Haradinaj, së fundi, tha:  "Të ndërpritën ndërtimet dhe asfaltimet e  rrugëve dhe të autostradave, për ta armatosur ushtrinë e Kosovës"!

Kosova, me arritjet e pakëta që mund të krenohet, janë, pikërisht,:

1. Rrugët e asfaltuara dhe autostradat e ndërtuara; dhe

2. Korrektësia e policisë kufitare dhe portuale, përkatësisht, aeroportit të Kosovës.

Ndërkohë, kryeministri Haradinaj është dëshmuar si abuzues, shpërdorues, deri në makro-hajninë zyrtare, duke aprovuar dhe ngulmuar në pagesën e 33.230  "veteranëve" të rrejshëm, aktualisht, dhe të 13.270 kandidatë "veteranëve" tjerë, në pritje për t`u legjitimuar dhe paguar!!! Dhe, këtë e bënë për interesa, tërësisht, personale e partiake, siç është përfitimi material dhe sigurimi i klientelës elektorale partiake afatgjate.

Do të ishte buxhet krejt i mjaftueshëm, për armatosjen e ushtrisë, nëse kjo shumë e abuzuar për "veteranët" e rrejshëm si dhe sekuestrimi i pasurive shumë milionshe të zyrtarëve kriminelë të Kosovës, përfshi këtu edhe pasuritë grabitçare dhe të haraçit të përgjakshëm të kryeiministrit Haradinaj e të komandantëve të SHIK-ut dhe të "Shqiponjave të Zeza". Shfryrja e Qeverisë nga ministratë e tepërtë, të zëvendës-ministrave enorme, tej 90 sish dhe të shumë dhjetra këshilltarë e rrugarë zyrash e korridotësh të ministrive, do të ishin bazë solide buxhetore, për ushtrinë në perspektivë.

Lëri broçkullat dhe dallaverët, kryeministër mjeran! I doli boja patriotizmit tënd të rrejshëm. Gopsek i babëzitur, për pasuri dhe karrierë të ndyrë dhe me elemente të bollshme tradhtie!

Haradinaj dhe Mustafa karrieristë të sëmurë

Kur Hashim Thaçi u vu në shërbim të agjenturës franceze, rrjedhimisht, edhe serbo-sllave, nismoi me sabotimin e luftës:

1. Shfrytëzoi karrierizmin e sëmurë të Ramush Haradinaj, për ta spostuar, shkarkuar ushtarakun e karrierës, fitimtarin e Betejës së Loxhës, Kolonel Tahir Zemaj, duke e zëvendësuar me një çoban, profan në fushën ushtarake, për ta dështuar edhe luftën në Zonën e Dukagjinit;

2. Dueli karrierist i Ramush Haradinaj dhe të Isa Mustafës, dështuan koalicionin VLAN dhe shpëtuan nga rënia në opozitë të PDK-së. Isa Mustafa shkeli betim e parim, në kundërshti masive nga anëtarësia e LDK-së, dhe si karrierist i regjur rrëmbeu, para Ramushit, postin e kryeministrit. Rrjedhojat fatale të karrierizmit të Isa Mustafës për Kosovën:

a) Aprovoi "Zajednicën";

b) Zgjodhi Hashimin president; 

c) Aprovoi Demarkacionin;

d) Aprovoi listën e veteranëve, pa asnjë verifikim, prej 46.230 veteranësh, prej tyre 33.655 "veteranë" të rrejshëm.

Këto krime i bëri Isa kryeministri me bandën e PAN-it dhe klanin e tij, duke e shpërfillur, kriminalisht dhe rrugaçërisht, anëtarësinë e LDK-së dhe popullin e Kosovës!

3. Fjalët e mëdha dhe patriotizmi i rremë i Ramushit për mbrojtjen e Qafës së Çakorrit dhe të Kullës së Zhlebit, "ra në ujë", para joshjes për postin e kryeministrit. Ai, me partinë e tij bandë, votoi Demarkacionin, duke rrejtur, turpshëm, për rishikimin e sërishëm të vijës kufitare me Malin e Zi.

4. Karrierizmi i sëmurë i Ramushit shpëtoi PDK-në  nga gremisja në opozitë, në zgjedhjet e fundit qendrore, duke "harruar" premtimet se nuk koalicionon me partinë-bandë, PDK-në e Kadri Veselit, madje, i bindur se po e çon Kosovën drejt humnerës;

5. "Trimëria" e shtirur dhe boshe e Ramushit u zbythë, para kërcënimit të Hashim presidentit, për ta shkarkuar nga posti i kryeministrit. Kapardisja fshatareske e Ramushit se "nuk lejon askënd t`i korrigjojë kufinjtë e Kosovës", "u shkri si fluskë sapuni", kur ai dhe deputetët e tij refuzuan votimin e "Rezolitës të LDK-së", për t`ia hequr të drejtën Hashimit të tregëtojë territorin tokësor të Kosovës.

Opinioni gjithëshqiptar, në përgjithësi, dhe ai i shqiptarëve të Kosovës, në veçanti, është akuzues i Ramush Haradinaj për:

1) Për karrierizëm Ramushi sabotoi bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak, rrjedhimisht, sabotoi luftën për çlirim të Kosovës, duke marrë, dhunshëm, komandën në Zonën e Dukagjinit, detyrë që nuk e realizoi kurrë;

2) Ramushi, me bandat e krijuara gjatë luftës, përndoqi, kidnapoi, arrestoi, burgosi, rrahi, maltretoi, deri në vrasje ushtarakët e FARK-ut, dhe kundërshtarët politikë;

3) Dora e Zezë, banda e madhe "Shqiponjat e Zeza", vazhdoi vrasjet politike edhe pas luftës, përfshi edhe dëshmitarët potencialë, për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Për rrjedhojë, siç thotë Hashim Thaçi, u krijua edhe Gjykata Speciale.

4) Ramush Haradinaj, me bandën unike të Dukagjinit, ushtroi haraçin e dhunshëm, deri në përgjakjen e Kosovës, për t`u pasuruar famljarisht dhe banditët e tij, "komandantët" numerikë, që shifrojnë në 300 sish!!!

5) Etja për karrierë e pasuri, bëri që Haradinaj të urdhërojë "komandantët" e tij kriminelë me kartela e dosje penale, të falsifikojnë shumë mijëra "Dëshmi të Veteranit", duke realizuar dy qëllime bazike:      

a) Pasurimin personal e gruporë, me shitjen e mijëra "dëshmive të veteranit";

b) Sigurimin e klientelës të përhershme elektorale, duke rrënuar të gjithë sistemin zgjedhor demokratik në Kosovë.

Prandaj, Hashim Presidenti ia ka "zënë bishtin me derë" Ramush kryeministrit, duke ia kujtuar krimet faktike të tij, të shënuara më lart, njëherësh, duke e kërcënuar me shkarkim nga posti paradoksal i kryeministrit.

Komisioni për Dialog me Serbinë i shantazhuar

Edhe krijimi i ekipit, Komisinit për - Dialog me Serbinë -, i kryesuar nga Fatmir Limaj, përbën krimin e radhës të kryeministrit Haradinaj. Sepse, pjesë të këtij ekipi, komisioni, janë njerëz të inkriminuar, me dosje të hapura, vendore dhe ndërkombëtare, të shantazhuar dhe të akuzuar, deri në urdhërdhënie për krime vrastare seriale, eksponentë potencialë të Gjykatës Spciale, shto këtu edhe tuxharë, matrapazë, kozmopolitë dhe lakejtë e tyre.

Si i tillë, ekipi, - Komisioni Dialogues -, është kondom, vegël në duar të Hashim presidentit, në shërbim të Serbisë dhe të shërbimeve informative të shteteve armike të Kosovës. Andaj, opozita dhe populli i Kosovës, duhet bojkotuar dhe protestuar deri në zhbërjen e tij të menjëreshme.

Heshtja e opozitës, e kryesuar nga Vetëvendosja dhe LDK-ja, është aprovim dhe mbështetje për PAN-in kriminal të partive-banda. SHIK-u aktiv, brenda strukturave vendimmarrëse, përkatësisht, në rrethin vicioz të kryesisë të Vetëvendosjes dhe të LDK-së, ka asfikësuar energjitë pozitive të anëtarësisë së këtyre partive politike.

Tejkalimi i kufomave të galvanizuara politike dhe zgjimi nga dremitja e njëtrajtshme, është domosdoshmëri dhe urdhëresë e kohës. Atdheu në rrezik nga banditërit karrieristë dhe shpirtshitur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat