Korrigjimi i kufijve është ndarje, me këtë qeverisje po dëmtohet Kosova

Politika

Korrigjimi i kufijve është ndarje, me këtë qeverisje po dëmtohet Kosova

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 4 nëntor 2018 Në ora: 22:11
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa

Kosova e ka një qeveri e cila nuk e përfaqëson shumicën në kuvend, një kuvend jofunksional si dhe një  president që tenton të ushtroj përgjegjësi jashtë atyre që i takojnë me Kushtetutë.

Kështu ka deklaruar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, akademik Isa Mustafa, në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”. Mustafa, gjatë kësaj interviste ka thënë po të mos ishte zvarritja me çështjen e demarkacionit, liberalizimi i vizave do të ndodhte në fund të viti 2016.

Për të parin e LDK-së, ideja e korrigjimit të kufijve do të thotë ndarje e Kosovës. Ai ka theksuar se LDK nuk do të pajtohet në asnjë mënyrë që përmes teorisë së korrigjimit të kufijve, të rihapet shtetësia e Kosovës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat