Analisti politik: Nuk mund të ketë ndarje të Kosovës, pa u prekur edhe territori i Serbisë

Politika

Analisti politik: Nuk mund të ketë ndarje të Kosovës, pa u prekur edhe territori i Serbisë

Nga: N.H Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 23:19
Aleksandar Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Mustafë Kadriaj thotë se me këto mundesi që i ka Kosova, duhet të luftojë në tavolinë në raport me Serbinë.

“Duke qenë dëshmitar të luftës së fundit që përkundër përpjekjeve të popullit shumicë në Kosovë, pra të popullit shqiptar duke provuar edhe metodën paqësor, por edhe militar treguam që nuk mund të çlirojmë vendin nga okupatori serb pa forcat demokratike perëndimore ishin në anën tonë dhe intervenuan duke parandaluar dhunën njëherit largimin e Serbisë nga Kosova”.

“Me çlirimin Kosova kishte peripecitë e veta nën-administrimit ndërkombëtar, por që rezultoi me pavarësi, por duhet të jemi të qartë që më shpalljen e pavarësisë nuk ka përfunduar çdo gjë sepse Kosova kishte kufi të pa definuar, por që për fat jo të mirë gjithnjë marrëveshjet po bëhen në dëm të territorit të Kosovës që edhe në ketë rast për si një ekonomist mendoj si realist dhe opurtunsit që më këto mundësi që i ka Kosova duhet të luftojë në tavolinë në raport me Serbinë”,  thotë Kadriaj.

Ai thotë se presidenti aktual, Hashim Thaçi është në mes të presionit të brendshëm dhe të jashtëm.

Image
Mustafë Kadriaj

“Mendoj që presidenti aktual është në mes të presionit të brendshëm dhe të jashtëm. E them ketë sepse partitë opozitare vetëm deklarohem në kundërshtim të presidentit, por nuk kanë treguar që kanë zgjidhje, ndërsa forcat perëndimore ende e mbajnë qëndrimin për mos ndryshim të kufijve duke ia frikuar ndonjë përshkallëzimi të konflikteve në Ballkan, por ka zëra dhe nga perëndimi konkretisht nga SHBA-të që nëse pajtohen palët për shkëmbim apo korrigjim të territoreve nuk ju pengon, që më herët ishte e papapranueshme”, thotë ai,  

Në fund, analisti politik, thekson se nuk mund të ketë ndarje të Kosovës pa u prekur edhe territori i Serbisë.

“Me të gjithë të metat që mund t’i ketë presidenti aktual nuk ka lojtar më të mirë për bisedime, sepse ka qenë akter dhe faktor kyç që nga Rambuje dhe me ketë nuk pajtohem me zëra opozitar sepse deficiti i tyre intelektual po e fut Kosovën në një rrugë pa krye me kërkesa për rezolutë. Për fund mos të harrojmë se duhet të dimë se si kemi ardhur deri këtu mund të dëmtohemi jemi të pafuqishëm, por me rëndësi që sot jemi shtet dhe jemi barazuar me popujt tjerë dhe kemi pasaportat tona dje sot Serbia më shumë se kurrë e ka të qartë që Kosova është realitet, por që përmes pakicës serbe tenton që të përfitoj, por mendoj që presidenti ka bërë një balancim të mirë me kërkesën për Kosovën Lindore si përkujtim palës serbe që nuk mund të ketë ndarje të Kosovës pa u prekur edhe territori i Serbisë”, ka theksuar analisti politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat