A është kjo arsyeja pse nuk mund të ndodh liberalizimi i vizave këtë vit?

Politika

A është kjo arsyeja pse nuk mund të ndodh liberalizimi i vizave këtë vit?

Nga: N.Sh Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:12
Foto Ilustrim

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të shtyhet deri në vitin 2020.

Edhe pse kishte mjaftë paralajmërime sidomos nga Bashkimi Evropian se Kosova tashmë i ka plotësuar 95 kriteret e parapara për liberalizim, vendimi për heqjen e vizave mund të shtyhet së paku edhe për një vit.

Paralajmërime e gëzime kemi pasur edhe nga Qeveria e Kosovës, për vite me radhë, mirëpo po vazhdon ende saga e vjetër, ajo e premtimeve në vazhdimësi nga krerët e institucioneve shtetërore, por në fakt gjithmonë po ndodh e kundërta nga ajo që po pretendohet.

Shumë kritere ka pasur Kosova për të plotësuar në mënyrë që të marrë dritën jeshile sa i përket liberalizimit.

Luftimi i krimit dhe korrupsionit është më i rëndësishmi edhe për ne si shoqëri.

E kjo është më kryesorja, pasi ka qindra vrasje të cilat tashmë janë cilësuar edhe si vrasje politike, por që nuk u zbardhën asnjëherë.

Një gjë tjetër është edhe më skandaloze kur kemi të bëjmë më dikasterin e drejtësisë.

Kemi dhjetëra zyrtarë shtetëror që akuzohet për krim, korrupsion dhe zhvatje, apo keqpërdorim të detyrës zyrtare. Por akuzat e shumta që peshojnë mbi ta, po rezultojnë gjithmonë me dënime skandaloze minimale, apo edhe me dënime me kusht, e kjo po ndikon negativisht në shumë sfera të jetës në Kosovë.

I vetmi zyrtarë që mund të thuhet është dënuar me burg për keqpërdorim të detyrës zyrtare, është ish kryetari i Lipjanit Shukri Buja. Ai u dënua me 3 vite burgim, rasti i të cilit ishte i shënjestruar edhe për liberalizim të vizave.

Raste të ngjashme, apo edhe më të rënda se kjo për zyrtarët shtetëror kemi pas shumë, por efikasiteti apo vendimet gjyqësore për dënime të merituara kanë munguar.

Kjo ka cunguar drejtësinë, për të cilën tashmë i është dhënë epiteti se është drejtësi selektive, pasi merret vetëm me raste të cilat janë kundër pushtetit, e me rastet konkrete zhegitën procedurat, sikurse në rastin e Xhabir Zharkut.

Megjithatë, pas të kësaj katrahure në Kosovë, vetëm qytetarët po humbin shumë. Ata rrezikohen të mbetën pa viza edhe së paku për një vit.

Image
Bedri Nika

Bedri Nika, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Drenas, për gazetën “Bota sot”, mendon që kriteret për liberalizim ë vizave janë plotësuar, mirëpo thotë se duhet bërë më shumë në dikasterin e drejtësisë.

Ai pohon se, jo vetëm në rastet e shënjestruara nga Bashkimi Evropian për liberalizim, por edhe në rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Vlerësoj se kriteret e liberalizimit të vizave janë plotësua, në dikasterin e drejtësisë duhet të bëhet shumë më shumë, jo vetëm për rastet e shënjestruara por edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Është kërkesë e BE që sistemi gjyqësor të punoj i pavarur dhe të mos jetë i ndikuar politikisht që në vendin tonë fatkeqësisht është i tejpolitizuar”, thotë kryetari i LDK-së në Drenas, Bedri Nika.

Megjithatë, shpresat nuk mungojnë që në vitin 2019 të lëvizim pa viza në shtetet e Bashkimit Evropian, por gjasat janë minimale që kjo të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat