Vazhdon “lufta” verbale mes Jakup Krasniqit dhe Milaim Zekës

Politika

Vazhdon “lufta” verbale mes Jakup Krasniqit dhe Milaim Zekës

Nga: N.H Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 16:54
Milaim Zeka dhe Jakup Krasniqi

Konfliktet verbale në mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi dhe deputetit Milaim Zeka të filluara mbrëmë po vazhdojnë edhe sot.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka në një reagimin e ka akuzuar Jakup Krasniqin për punësime familjare.

“Nuk është e çuditshme. Ai i ka ra pishman, edhe unë jam shoku nga veprimet e Jakup Kransiqit, i cili i ka punësuar të gjithë njerëzit e vet, e njeri të gjallë nuk ka punësua, aktivistë të cilët janë në teren, shembull në Llapushnik asnjë aktivist nuk është punësuar”, ka deklaruar Zeka.

Lidhur me këtë deklaratë të Zekës, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi.

Krasniqi në një përgjigje të shkurtër për gazetën, ka thënë se për ketë temë është përgjigjur edhe më parë dhe përgjigje tjetër nuk ka.

“Për ketë jam përgjigjur para një kohe. Përgjigje tjetër nuk kam”, ka thënë shkurtimisht për gazetën “Bota sot”, Jakup Krasniqi.

Ndërkaq, Krasniqi më parë përmes një publikimi në Facebook, këto akuza i kishte quajtur si të porositura dhe studime serioze për familjen e tij.

“Padyshim që ky është një lajm i paguar nga parat që kanë origjinë në krimin e organizuar që e sundon Kosovën, nga paraja e krimit më të cilat paguhen disa medie, të cilat edhe ashtu lehtas mund të lidhen edhe me strukturat e ish pushteteve që kanë ushtruar gjenocid mbi qytetarët tanë”.

“Vërtet do të më vinte keq, sikur ndonjëri nga familjarët e mi do të kishte ndonjë akuzë për krim a korrupsion, siç ka në institucionet e shtetit. Po të ishte një lajm i tillë, do të më vinte më shumë se keq. Për lajmin në fjalë, nuk me vije keq, nuk me vije keq se jo të gjithë janë të punësuar në Ndërmarrje Publike a administratë shtetërore. Ka prej tyre që kanë pozita politike, për arsyeje të angazhimit të tyre shumëvjeçar në struktura të organizuara politike. Kam familjar që punojnë edhe në Evropë e Amerikë”, kishte deklaruar atë botë ndër të tjerash Jakup Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat