Kelmendi: Përplasja mes Krasniqit e Zekës skenar i mirë organizuar, ja kujt i konvenon

Politika

Kelmendi: Përplasja mes Krasniqit e Zekës skenar i mirë organizuar, ja kujt i konvenon

Nga: N.H Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 22:54
Jakup Krasniqi dhe Milaim Zeka

Konfliktet verbale në mes kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s, Jakup Krasniqi dhe deputetit Milaim Zeka nuk kanë të ndalur.

Është Jakup Krasniqi ai i cili e nisi gjithë këtë, më pastaj për ta vazhduar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, i cili në një reagim e akuzoi Krasniqin për punësime familjare.

E për këtë përplasje ka folur edhe njohësi i shkencave të politikës.

Profesori i shkencave tëpolitikës, Jeton Kelmendi, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, duke e komentuar përplasjen mes Krasniqit dhe Zekës, ka thënë se këto i konvenojnë vetëm presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe segmenteve të caktuara antishqiptare.

Image
Jeton Kelmendi

“Këto ndodhin sepse kësisoj i konvenojnë presidentit Thaçi dhe segmenteve antishqiptare brenda e jashtë Kosove, prandaj fusin këso lloj hendekësh brenda subjekteve politike të ndryshme, brenda faktorëve ndërmjet vete”, është shprehur Kelmendi.

Kelmendi ka potencuar se kjo përplasje nuk po bëhet rastësisht, pasi që sipas tij, kjo është e organizuar mirë nga qarqe të caktuara.

“E gjithë kjo është një skenar i mirë organizuar nga qarqe të caktuara. Nuk është se bëhetrastësisht”, ka përfunduar Jeton Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat