Millaku: Thaçi, njeri i shitur i cili e copëtoi Kosovën pa mëshirë

Politika

Millaku: Thaçi, njeri i shitur i cili e copëtoi Kosovën pa mëshirë

Nga: N.H Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 11:25
Drita Millaku

Kosova me Serbinë vetëm ka humbur. Kështu po e vlerëson deputetja e subjektit opozitar, Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku.

Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se këtë situatë frikshme e ka krijuar presidenti Hashim Thaçi.

“Thënë të drejtën politikat e dialogut të derisotëm me Serbinë Kosova aspak nuk ka përfituar por vetëm është thelluar. Gjithçka në bisedime është bërë në dëm të shtetësisë së Kosovës, por kjo tani po dëmton edhe tersin territoriale të Kosovës dhe këtë situatë e ka sjellë Hashim Thaçi, i cili po e degradon vendin në raporte ndërkombëtare dhe në raport me Serbinë skajshmërisht”, ka thënë Millaku.

Me tej, ajo është shprehur se defanziva e politikës së Kosovës e ka sjellë në avantazh Serbinë, krejt kjo për shkak se në me ta është biseduar pa një platformë.

Image
Drita Millaku

“Duhet të thuhet se defanziva e politikës tonë ka sjellë në avantazh Serbinë krejt kjo për shkak se në me ta kemi biseduar pa platformë dhe duke u ndier të trembur. Nëse Kosova do ta padiste Serbinë për gjenocid, atëherë, ne do të kishim shumë përfitime dhe avantazhe të cilat do të ishin deçizive edhe për dialogun. Ka forma dhe mënyra për ta bërë këtë padi, por, nuk ka vullnet nga Hashim Thaçi i cili duket se nuk ka marrë leje nga padrinot për këtë gjë”, është shprehur ajo.

Në fund, deputetja e VV-së ka theksuar se presidentit Thaçi  nuk i bën përshtypje se sa djem nenash kanë dhënë jetën për ketë tokë. Sipas saj, kreu i shtetit po e shet vendin për pak liri personale.

“Njeri i shitur i cili e copëtoj dhe do ta copëtoj ketë vend pamëshirë, sepse donë ta shpëtojë lëkurën e vet dhe nuk i bën përshtypje se sa djem nenash kanë dhënë jetën për ketë tokë e ky e shet për pak liri personale”, ka përfunduar deputetja e VV-së, Drita Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat