Hertica: Shteti po dirigjohet nga kasta e oligarkëve

Politika

Hertica: Shteti po dirigjohet nga kasta e oligarkëve

Nga: D. B. Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 20:13
Ali Hertica

Për dorëheqjet e fundit që kanë ndodhur në AKP dhe PTK ka folur edhe analisti politik Ali Hertica.

Ai thotë se, dorëheqja e Petrit Gashit nga AKP-ja dhe Gent Begollit nga PTK-ja japin reflektim regativ.

Hertica ka pohua se tillët kanë dhënë një pasqyrë dhe imazh shumë të keq për Kosovën, pasi tani kasta e brishtë politike është duke e keqpërdorur skajshmërisht pasurinë e shtetit.

“Kjo po ashtu tregon se çfarë shteti ligjor jemi ne dhe kur  komentohen dorëheqjet e fundit të Petrit Gashit nga AKP-ja dhe Gent Begollit nga PTK-ja, pa dyshim se japin një reflektim negativ, se shteti dirigjohet nga kasta e oligarkëve duke tentuar që përmes bordeve të realizojë zhvatjen e pasurisë së shtetit. Pra të gjitha këto dukuri japin një tregues se Kosova është duke shkuar drejt një kaosi politik të një krize të thellë, ku ndoshta e vetmja shpresë e shpëtimit do të jenë zgjedhjet e parakohshme. Sepse vetëm kështu mund të merr timoni një shtresë e re politike, e cila do të ketë fuqi që ta ndalon këtë trend te kohës së banditizmit politik”, ka thënë analisti politik Ali Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat