“Qafiri dhe Don Kishoti i Kosovës, Hashim Thaçi” - Bota Sot
“Qafiri dhe Don Kishoti i Kosovës, Hashim Thaçi”

Politika

“Qafiri dhe Don Kishoti i Kosovës, Hashim Thaçi”

Nga: N.Sh Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:06
Hashim Thaçi

Profesor dr. Binak Maxharraj thotë se, me të drejtë bëhet pyetja se çfarë shteti jemi? Shtet Parlamentar, Presidencial apo gjysmëpresidencial?

Ai thotë se, me Kushtetutë dhe me të gjitha Ligjet që burojnë nga ajo tregon se jemi një shet Parlamentar, ku Parlamenti i Kosovës është mbi te gjitha institucionet e tjera dhe se të gjitha Institucionet tjera që nga Presidenca, Qeveria duhet t’i japin llogari Parlamentit. Kështu e do rendi Kushtetues Parlamentar.

Ai shton se diçka në këtë shtetin tonë të ri nuk po shkon siç duhet, është blloku Parlamenti, Qeveria nuk punon me “kapacitet” të plotë, ani pse është një qeveri më madhja në Ballkan e gjetiu.

Por, pse ndodhë kështu?

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Kjo ndodhë sepse shteti nga të gjitha anët është i zaptuam, i kapur nga mafia politike-ekonomike në krye të cilës është Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ky njeri edhe jo aq i dijshëm sa që është një manipulues perfekt me shtetin, sillet sikur shteti të ishte i tij, sillet si despot, pra është një qafir i zoti ta rrotulloi shtetin kah të dojë, jo pse ai është aq i fuqishëm, por këtë ia mundësojnë edhe segmentet tjera të shtetit siç është Qeveria e korruptuar dhe skandaloze me një parlament të kapur nga Partitë politike, e sidomos nga PAN-i, me një Kushtetuese e cila e kapur dhe nuk guxon as ta luftojë kushtetutshmërinë ne vend, me departamentet kyçe të kapura dhe të zaptuara siç janë Policia, Prokuroria dhe gjyqësia në të cilat gjithçka ka por jo edhe drejtësi të mirëfilltë. Këtë e tregojnë edhe skandalet e ndryshme të familjarëve të të”mëdhenjve” të cilët zihen ad acta, apo siç thuhet me “pelë për dore” dhe këto organe i anashkalojnë pa fije turpi, pa fije përgjegjësie dhe ndërgjegjeje ndaj popullit”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Ai e quan qafir dhe Don Kishot, Hashim Thaçin.

“Qafiri dhe Don Kishoti i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi të gjitha këto i ka nën kontroll, i dirigjon se çka dhe si duhet të bëjnë dhe çka jo, nuk është më rendësi a janë ne përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Me rendësi është për të se ai është një kalorës i mirë i cili me shtetin dhe me të gjitha institucionet mund të luaj k... të bëjë çdo gjë dhe çka të dojë. Pra, është në rolin e një despoti i cili i anashkalon të gjithë nga Parlamenti, Qeveria e te poshtë. Ai e ka kapë aq ashpër edhe Presidencën dhe po e luan rolin e një monarku  jo të një Presidenti në shtetin Parlamentar, për të sikur nuk ekziston Parlamenti, e anashkalon, nuk jep përgjegjësi ndaj tij, etj.”, shprehet tutje profesori.

Ai pohon se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi joligjërisht e zaptoi edhe pozitën e dialogut përfundimtar me Serbinë, ani pse kjo pozitë i takonte Ramush Haradinajt, i cili nga tuta apo nga paaftësia ia la Thaçit te dialogojë me Serbinë.

“Presidenti i Kosovës në stilin e Don Kishotit kalëroi me homologun e tij nga Serbia për tu marrë vesh me të për do farë kompromise të dhimbshme që do të bëhen në këtë dialog. Presidenti Hashim Thaçi gjatë tërë këtij viti na lodhi me deklaratat e tij kontroverse (jo ne parlament sepse atje tutet me shku së bahet përralla e zotit nga opozita) por në deklarime në media, tv dhe portale se për se Kosova do të këtë ndarje, copëtim, korrigjim të kufijve e çka mos tjetër. Këto fjalë më shumë për interes të tij personal sepse i frikësohet Gjykatës Speciale nga e cila me këto dallaveret e tij po mundohet me e nxjerrë lëkurën e vetë në dëm të Kosovës. Është shumë interesant dhe shumë skandaloze së opsionet e tij për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e Kosovës deklarativisht, haptas nuk i pranon as Partia e tij PDK-ja, as Partitë tjera në PAN siç AAK dhe NISMA. Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, por edhe pa e lanë pas as Fatmir Limaj haptas deklarojnë së nuk pranojnë kurrfarë copëtimi, ndarje dhe korrigjimi të kufijve. Bile Kryeministri nuk e lëshon nga goja duke thanë se ndryshimi i kufijve është i vdekur, këtë ia tha edhe Kancelarit Kruz. Por këtyre njerëzve në koalicion me PAN-in nuk u duhet besë, Fatmirit ia dhanë në letër  kishe si kryesues i ekipit për dialog, ky u shukat, s’po ndihet, Ramushit nuk i pret sakica në vend. Ky njeri për me e ruajt pozitën e tij të Kryeministrit është një gjendje t  tradhtoi edhe vetveten. Kështu bëriedhe me demarkacionin me Malin e Zi, kështu po vepron edhe tashti ku po rraset skutave sa herë që i del hija e Hashim Thaçit përpara”, shton tutje Dr. Maxharraj.

Profesori është kundër dialogut të Presidentit i cili, sipas tij, e rrëmbejë me dhunë  këtë dialog për interesa të tij personale (për me e ruajt lëkurën nga Haga) se sa për mbrojtën e shtetit te vetë i cili siç zbuloj këto ditë Robert Cooper se Thaçi e Vuçiq veç janë marr vesh që moti, kanë bë një marrëveshje tinëz të fshehur, sekret në të cilën del humbësja kryesore Kosova, sepse sipas kësaj Marrëveshje po del se Hashim Thaçi ia ka premtua Serbisë komplet Veriun e Kosovës (me Trepçë e Ujman) vetëm që Serbia ta njohë Kosovën si shtet, kjo është ajo për çka ai fliste gjatë gjithë këtij viti se do të kemi kompromise të dhembshme me Serbinë.

“Ja kjo është mençuria e Presidentit tonë i cili nga zgjuarsia e tij i rrinë afër një fëmiu 10 vjeç i cili nuk din dhe s’ka haber për Veriun të praruar në ar e argjend më vlerë marramendëse që i siguron jetesën Kosovës për gjatë shekujt e ardhshëm. Por, a ia vlen që Kosova ta humbë Veriun e saj, jo se jo, veriu është jeta e jonë, është ardhmëria e fëmijëve tanë. Për çka si këmbim, për asgjë për një njohje të “pshurrtë” të Kosovës nga Serbia. Pune e madhe a na njeh neve Serbia a po jo. Serbia me mujt na i shtinë thonjtë në fyt brenda një nate e le më te na njoh. Kjo është kurtha në të cilën ka renë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për ta shpëtuar lëkuren e vetë nga Specialja. Por një gjë ai e ka harru së Hashim Thaçi kujton se Serbia është ajo që do ta shpëtoj nga Specialja. Por, jo gabohet. Le të ja jep edhe gjysmën e Kosovës Serbisë, Serbia nuk mund ta shpëtoj, sepse kjo nuk është më në dorë te Serbisë, por është në dorë të Parlamentit dhe KE, ku as Thaçi e as Serbia nuk kanë atje ingirenca. Është në dorë të gjykatës Speciale, vetëm atje Hashim Thaçi mund të shpëtoj nëse është i fajshëm apo i pafajshëm”, deklaron ai.

Kundër kësaj katrahure të Hashim Thaçit për këmbim, copëtim dhe korrigjim të kufijve më të zëshmet janë LVV, LDK dhe deri diku edhe PSD, por edhe qendrat më te mëdha botërore që nuk e përkrahin këtë ide.

“Në këtë drejtim duke e pa rrezikun permanent që po i kanoset Kosovës nga Presidenti Hashim Thaçi, LVV dhe LDK e hartuan një Rezolutë te qartë, shumë të qartë, në te cilën kërkohet ekskluzivisht që t’i ndalohet Presidentit të Kosovës që në këtë dialog të uzurpuar me Serbinë t’i ndalohet rreptësisht dialogimi për kufijtë e Kosovës të përcaktueme me Kushtetutë dhe të pacenueshme nga askush as nga Presidenti. Këtë e bënë sepse ky President e ka humbë përkrahjen dhe legjitimitetin nga populli, nga partitë politike, i cili po konsiderohet si përçarës e jo unifikues i popullit, që do te thotë se nuk i kanë besën që ai të vazhdoi më tutje me këtë dialog. Këto dy parti LVV dhe LDK qe janë në opozitë e thirrën Seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës që ia ndalonte Presidentit të dialogoj për kufijt. Menduan se në Parlament do të mbizotëroj uniteti dhe arsyeja kur dihet se të gjithë përfaqësuesit si të pozitës dhe opozitës publikisht deklaroheshin së janë kundër korrigjimit të kufijve e aq më pak kundër ndarjes së Kosovës dhe se normal kjo rezolutë do të votohet pa problem. Por, nuk doli ashtu hienat e natës dolën në dritë  pikërisht në Parlamentin e Kosovës. Pozita deklaronte se nuk jemi për korrigjimin e kufijve, por nuk deklaroheshin se kjo duhet t’i ndalohej Presidentit që të dialogoj për këtë. Këtu, pra “lezhi zec”, po e ha, s’po e ha. Opozita kërkonte që të harmonizohet rezoluta, pajtoheshin se nuk ka korrigjim të kufijve, por nuk ia ndalonin Hashim Thaçit ideatorit kryesor për korrigjimin e kufijve që ta bëjë këtë. Kështu, pra edhe në parlament doli në pah veprimi i nëntokës që anon kah shkatërrimi i shtetit”, thotë ai i cili shton se, mafia politik me të gjithë kapsit e shtetit u shfaq edhe në Parlament.

“Rezoluta u qit në votim, por fatkeqësitë nuk kaloj, sepse vet ishte pozita e cila nuk donte, por edhe nuk guxonte që ta përjashtoj Hashim Thaçin të bisedoj për kufijtë në këtë dialog, që do të thotë se pozita në heshtje pajtohej që ti lejohet Presidentit ti vazhdoj bisedimet me Serbinë pa kurrfarë kushtëzimi, që do të thotë edhe të bisedoi për kufijtë. Kjo tregon edhe fuqinë që Hashim Thaçi e ka në PDK e jo Kadri Veseli. Kjo tregon edhe u pa se sa janë te fjalës dhe të besës Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj të cilët ishin energjikë në fjalë se nuk do të ketë korrigjim të kufijve, se kjo punë ka dek. Haptas në Parlament e hëngrën fjalën e tyre publike, dolën të pabesë kur i lejuan që deputetet e tyre mos ta votojnë Rezolutën. Populli këtë nuk do të ua harron. Kështu, përfundoj edhe kjo Seancë e turpit dhe e tradhtisë që po i bahet shtetit nga vetë kapësit dhe zaptuesit e shtetit. Dhe kalorësi i Sanço Pançës, Don Kishoti i Kosovës Hashim Thaçi u la i lirë të bisedoj me Serbinë lirshëm pa asnjë pengesë, të bisedoj për çdo gjë bile edhe për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve. Kjo ishte tradhtia e dytë, pas atij të demarkacionit që Parlamenti i Kosovës, nuk ishte i Kosovës por i Hashim Thaçit, kjo tregoi se deputetet të “zgjedhurit” e popullit nuk ishin të popullit por të dreqit dhe qafirit të cilët nuk i dalin zot atdheut edhe atëherë kur ai është në rrezik të copëtohet, të ndahet të korrigjohet, etj. Historia dhe brezat qe vijnë do ti mallkoj ata, familjet dhe fëmijët e tyre. Dhe kalorësi i Sanço Pançës, Don Kishoti i Kosovës lirshëm po e vazhdon rrugëtimin e tij për një mision që e ka marrë nga dreqi, djalli dhe qafirët për ta shilu Kosovën ashtu siç do ai vetë. Ky njëri nuk ka të ndalur, por mund ta ndalin vetëm protestat e fuqishme gjithëpopullore, jo një ditë, por për çdo ditë, natën dhe ditën, derisa ky kalorës të rrezohet nga froni”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test