Mashtrimi apo dorëzimi i Ramush Haradinajt? “Murat pederi e djali i Brojes”, Kulla e Çakorri... - Bota Sot
Mashtrimi apo dorëzimi i Ramush Haradinajt? “Murat pederi e djali i Brojes”, Kulla e Çakorri...

Politika

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Mashtrimi apo dorëzimi i Ramush Haradinajt? “Murat pederi e djali i Brojes”, Kulla e Çakorri...

Nga: P.R Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 17:11
Foto ilustrim "Bota sot"

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj tashmë është dorëzuar sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai gjatë një konferencë për media gjatë ditës së sotme, ka pranuar se Kosova nuk po arrin të jetë në agjendën e Këshillit të Ministrave. Haradinaj po ashtu ka kërkuar nga Thaçi që dialogu të kushtëzohet me liberalizim vizash.

“Takimi i radhës Thaçi- Vuçiq është një agjendë ekzistuese e zonjës Mogherini, nuk di saktë se çka do të shtrohet për diskutim, kuptohet që është dialogu, por nuk di saktë, ajo çka më bën përshtypje është se meqenëse dialogut po i jepet kaq rëndësi në vazhdimësi nga BE-ja, nga palët tjera mund të thuhet se Kosova vërtetë është treguar shumë e aplikueshme për dialog. Dhe do të ishte shumë keq që njërës palë të dialogut në këtë rast Kosovës dhe zotit Thaçi t’i thuhet ti hajde në dialog por qytetarët e tu nuk do të marrin liberalizim. Edhe zoti Thaçi atëherë është mirë të analizojë vet se çfarë të bëjë, a duhet me vazhduar me shkuar në këto takime kështu edhe a duhet me pranuar që çdo agjendë e vendit të vet me ju bart në disponimin e shtetit fqinj”, tha Haradinaj.

Por, tashmë kur Haradinaj është dorëzuar dhe Kosova nuk pritët ta marr liberalizimin e vizave, ne presim që Ramush Haradinaj ta kthejë Çakorrin dhe Kullën, toka të cilat ia dha Malit të Zi, duke nënshkruar demarkacionin me këtë shtet, kusht ky i vënë nga BE për liberalizim vizash.

Haradinaj me ardhjen e tij në pushtet, kishe premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën brenda tre muajsh në mandatin e tij. Tashmë kur kanë më shumë së 1 vit që nga qeverisja e tij, Kosova liberalizimi për Kosovën është ende larg.

Kujtojmë se gjatë kohës kur ishte në opozitë, Haradinaj e kundërshtonte me çdo mjet demarkacionin me Malin e Zi.

Murat Meha, ish kryetar i Komisionit Shtetëror të Kosovës për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, një burrë mbi 50 vjec dhe një baba e kishte marr epitetin “peder”, krejt në saje të Ramush Haradinajt.

“Nuk bën me shpërnda raportin e atij pederi këtu... Nuk do të lejoj me ndodh takimi i komisionit me raport të atij njeriu këtu… Fizikisht nuk e lejoj derisa të vjen policia unë nuk dal prej kësaj salle., sepse duhet edhe ju ta keni një kufi se deri ku mund të shkoni kështu , nuk është temë hajgare, nuk është temë opozitare, është temë e territorit të këtij vendi…. Nuk guxoni raport të Murat pederit me pru edhe njëherë këtu. Nuk ka kështu, nuk është ky vend bash qysh po kujtojnë njerëzit , kujt t’i ç... i pari me ardh me u tall me ne”, kishte thënë Haradinaj.

E, përveç Mehës, Haradinaj një epitet ia kishte dhënë edhe Hashim Thaçit, tash president i vendit.

“Djali i Brojes”, kështu e quante Ramush Haradinaj presidentin Thaçi.

“Kulla Zhlebit është plot vorre, edhe Serbia kur u maru Jugosllavia se ka lujt, se e ka dite se sa gjaku e sa temeli është qaty. As Hashim Thaçi, as Murat Meha, as kushdo smuj e lun ate kufi.  Këta janë ka rrejnë, ai kufi ka me u kthy në Çakorr, e në Kullë të Zhlebit. Unë për Çakorr jam tuj e bo betejen, betejen politike për qaf t’Çakorrit, se aty janë jo dhjetëra por janë mija njerëz që i kanë lanë eshtrat për me mbet kufiri aty, e me erdh mua Murat kushi, e Hashim kushi e po thotë jo se ki qaty.  Po s’mundesh bre ti se ska mujt as Sulltani në atë vakt e as Cari i Rusisë, me e pru posht. Sulltani nuk ka mujt, Sulltani me forcat e veta me ushtritë e veta, bashk me Mark Milanin, e me krejt skanë mujt me lshu n’rrafsh. Cari i Rusisë së asaj kohe, ska mujt me pru n’rrafsh”, kishte deklaruar Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur bënte luftë për të ardhur në pushtet, përmes kauzës së tij për Demarkacionin.

“Edhe nuk mundet ky, as dikush si ky, as kerkush.  Sulltan kushi u kon, që u kon fuqia e botës. Cari në atë kohë që u mundu me e rrit cernagoren, ku kanë bo edhe marrëveshje ner veti skane mujt me lshu ne rrafsh, e janë detyrua me lanë ne Çakorr, se krejt kush është shqiptar e din se sa lufta u bo për me u nal qaty.  Veq qiky farë djali i Brojes, tha jo duhet me leshu në Kuqishtë, kadal more, mos ditsh shko vet thojnë”, thoshte Haradinaj për Thaçin.

“E ai është historian me demek,  ai unë kam kry histori. E tash ai po thotë që skem hup tokë se ka ardh në Kucisht, se krejt kush është shqiptar e din sa lufta u bo për me u nal qaty.  Vet qeky farë djali i Brojës thojke duhet me qu n’Kuçisht. Kadal more shko vet vlla, mos dish shko vet thojnë. Qaty u pa qe ska kry shkollë kurrë i ngrati, pernime unë nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë”, kishte deklaruar Haradinaj duke akuzuar rëndë Thaçi, shkruan “Bota sot”.

Por, me tu ulur në karrigen e kryeministrit, Haradinaj e pranoi marrëveshjen e nënshkruar nga djali i Brojes.

Madje, ai thoshte se më këtë marrëveshje do të ndodhte korrigjimi i gabimeve të bëra nga paraardhësit e tij, duke premtuar vizat për qytetarët e Kosovës.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja per ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen. Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, në formën e aneks-marrëveshjes si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë. Urime Kosovë!”, shkruante i entuziazmuar Ramush Haradinaj, në momentin kur ishte nënshkruar marrëveshja mes Thaçit dhe Vujanovicit, marrëveshje të cilën Haradinaj e kishte luftuar për tri vite.

Por sot, kur Ramush Haradinaj u dorëzua për liberalizim vizash, qytetarët presin që ai, ashtu siç ka premtuar disa herë t ‘ia kthejë Çakorrin dhe Kullën Kosovës.

Apo ndoshta Haradinaj është i zënë duke luajtur edhe njëherë lojën e tij, ashtu siç e luajti me demarkacionin. Në njërën anë duke e kërcënuar Thaçin dhe Serbinë me luftë në rast se luajnë kufijtë e Kosovës, e në anën tjetër duke mos përkrahur rezolutën e LDK-së që Thaçit dhe kujtdo tjetër ia ndalon që të negociojë me kufijtë e Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test