Qeveria mashtroi qytetarët, BE nuk dha afat për liberalizimin e vizave

Politika

Qeveria mashtroi qytetarët, BE nuk dha afat për liberalizimin e vizave

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 8 nëntor 2018 Në ora: 21:57
Ilustrim

“Janë vetë përfaqësuesit institucional të Kosovës të cilët kanë ofruar premtime të paqëndrueshme kohore për liberalizimin e vizave. Prandaj, tendencat e udhëheqësve institucional për të hedhur fajin nga institucionet e BE-së janë të papranueshme dhe dëmshme. Përgjegjësia për premtimet qe liberalizimin vizave do te ndodhë gjate vitit 2018 bie mbi lidershipin politik të këtij koalicioni qeverisës i cili ka dhënë premtime të papërgjegjshme dhe joreale duket rritur pritshmëri tek qytetaret tanë” ka thënë Taulant Kryeziu.

Numri i shteteve të Bashkimit Evropian, të cilat po hezitojnë të miratojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, në vazhdimësi po shënon rritje.

Holanda, Gjermania, Franca, Belgjika, janë disa nga shtetet, që po hezitojnë të japin miratim pozitiv për heqjen e vizave për Kosovën.

Rritja e disponimit kundër heqjes së vizave te këto vende, kishte shtyrë kohët e fundit institucionet e Kosovës që të ndërmarrin aktivitete lobuese në përpjekje të sigurimit të mbështetjes për Kosovën.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat