Ja çka prodhoi takimi në Bruksel, Thaçi – Vuçiq? - Bota Sot
Ja çka prodhoi takimi në Bruksel, Thaçi – Vuçiq?

Politika

E premte, 16 nëntor 2018

Ja çka prodhoi takimi në Bruksel, Thaçi – Vuçiq?

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 22:47
Aleksandar Vuçiq, Federica Mogherini dhe Hashim Thaçi

Dy presidentet, ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Bruksel të enjten me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së, Federica Mogherinit.

Presidenti Thaçi shpreson që në takimin e ardhshëm të arrihet marrëveshja finale, kurse ka kritikuar presidentin serb për diskursin agresivë.

Sipas, analistit politik, Nexhat Haziri ky takim i Thaçit me Vuçiqin ishte sa për të dërguar mesazh se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit është akoma në agjendën e dy shteteve.

Image
Nexhat Haziri

“Mund të them se ky ishte një takim vetëm sa për të dërguar mesazh se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Brukselit është akoma në agjendën e dy shteteve, dhe ky takim po ashtu mendoj se më shumë iu është dashur ndërmjetësueses Mogerini për opinionin evropian, pasi asgjë nuk ka prodhuar ky takim ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Haziri mendon se Brukseli është i vetëdijshëm se në Prishtinë nuk ka një konsensuse për fazën finale të dialogut me Serbinë dhe se ky takim do të duhet që të jetë një reflektim jo vetëm presidentin Thaçi, por edhe pozitën se pa një konsensus për këtë proces duke përfshirë opozitën nuk do të arrihet asnjë progres në fazën finale të bisedimeve.

 “Mendoj se edhe Brukseli tashmë është i vetëdijshëm se në Prishtinë nuk ka një konsensuse për fazën finale të dialogut me Serbinë dhe kjo nënkupton se edhe vetë ndërmjetësit nga Brukseli nuk llogarisin në fuqinë politike të Thaçi që të garantoj miratimin dhe zbatimin e marrëveshjeve që eventualisht mund ti nënshkruaj Thaçi si president i Kosovës, pa një konsensuse gjithëpërfshirës të akterëve politik në Kosovës, pra të pozitës dhe opozitës. Po ashtu ky takim i sotshëm do të duhet të jetë një mesazh për reflektim jo vetëm të presidentit Thaçi, por edhe të pozitës se pa një konsensus për këtë proces duke përfshirë opozitën, nuk do të arrihet asnjë progres në fazën finale të dialogut me Serbinë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test