Abazi: Thaçi i interesuar për ta shpëtuar lëkurën e vet - Bota Sot
Abazi: Thaçi i interesuar për ta shpëtuar lëkurën e vet

Politika

E shtunë, 17 nëntor 2018

Abazi: Thaçi i interesuar për ta shpëtuar lëkurën e vet

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq janë takuar në Bruksel të enjten me Përfaqësuesen e Lartë e BE-së, Federica Mogherinit.

Nga atje, kreu i shtetit të Kosovës u shpreh se pret që në takimin e ardhshëm të arrihet marrëveshja finale, ndërsa edhe e ka kritikuar presidentin serb për diskursin agresivë.

E, këtë takim e ka komentuar edhe analisti politik, Haki Abazi.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti aktual, Hashim Thaçi nuk ka mandat për bisedime me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, andaj, sipas tij, kjo nuk është pak gjë.

“Thaçi nuk ka mandat për biseda me Aleksandar Vuçiq. Kjo gjë nuk është pak gjë. Kjo është çështja kryesore. Serbia edhe BE-ja e dinë mirë që Thaçi nuk ka mandat dhe as nuk ka fuqi politike për të implementuar asnjë marrëveshje e vendim”, ka thënë Abazi.

Abazi potencon se para përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri presidenti Hashim Thaçi nuk e ka guximin të flasë për Kosovën Lindore.

Tutje, ai ka thënë se Thaçi është i interesuar që të jetë në një nënshkrues për ta shpëtuar lëkurën e vet.

Image
Haki Abazi

“Siç edhe e keni parë para Mogherinit, Thaçi as që guxon ta përmend Luginën Preshevës, ai as nuk guxon të përmend as faktin që Serbia është duke lobuar fuqishëm për tërheqjen njohjeve, kjo tregon që Thaçi është i interesuar që të jetë në një nënshkrues për ta shpëtuar lëkuren e vet pavarësisht se çka në fakt do të ndodhë më pastaj”, ka potencuar ai

Në fund, Abazi ka theksuar se krejt kjo çka po ndodhë është vetëm humbje kohe.

“Kjo që po ndodhë është humbje kohe, kredibiliteti dhe zvogëlimi i hapësirës për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate të problemeve në Ballkan e në mënyrë specifike të problemit shqiptaro- serb”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test