Ja emrat e 10 shteteve që i kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Politika

Ja emrat e 10 shteteve që i kanë tërhequr njohjet për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 21:31
Ilustrim

Serbia po punon ditë e natë kundër shtetit të Republikës së Kosovës. Puna e tyre po ka efekt, pasi kanë arritur që Kosovës të ia tërheqin 10 njohje.

Puna e palodhshme e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka bërë efektin e tyre, normalisht në dëm të Kosovës.

Shteti serb, me të cilin presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nuk ndalet së reshturi duke punuar me ta e për ta, dita – ditës po tregohen shumë të fuqishëm karshi shtetit tonë.

Përveç kësaj, presidenti ynë, pritet që edhe tua falë veriun e Kosovës, ndoshta kjo është më e pakta nga ajo se çka pritet prej presidentit Hashim Thaçi dhe vet shteti serb!

Gazeta “Bota sot”, ka siguruar dhjetë emrat e shteteve të cilat i kanë tërhequr tashmë njohjet për Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell.

Dominika, Surinami, Liberija, Sao Tome i Principe, Gvineja, Bisao, Burundi, Papua Nova Gvineja, Lesoto dhe Komonet, janë dhjetë shtetet të cilat tashmë e kanë tërheqë njohjen për Kosovën, pas punës së madhe të Daçiçit.

Gazeta “Bota sot”, mëson nga burimet e saja se, Serbia është në bisedime edhe me disa shtete Evropiane, kurse presidenti Thaçi ulet në tavolinën e bisedimeve me ta.

Një gjë e dhimbshme që Kosovës i vjen nga Thaçi, është pikërisht rreziku i ndonjë marrëveshje të fshehur në Paris, më 11 nëntor të këtij viti.

Pas tërë kësaj, shtetet mike të Kosovës, më mirë të themi, e gjithë Bota po pyet se çfarë duhet tjetër të ndodhë me shqiptarët që të vetëdijesohen dhe ta heqin këtë kastë të korruptuar nga politika!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat