A po humb besimi ndaj Kosovës prej ndërkombëtarëve - Bota Sot
A po humb besimi ndaj Kosovës prej ndërkombëtarëve

Politika

E shtunë, 17 nëntor 2018

A po humb besimi ndaj Kosovës prej ndërkombëtarëve

Nga: A.M Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 08:50
Sebastian Kurz

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani e ka komentuar vizitën e kancelarit austriak Sebastian Kurz në Kosovë.

Ai ka shfaqur skepticizmin e tij në shumë çështje të cilat janë prit që të ndodhin në këtë vit dhe vitin 2019, si liberalizimi i vizave, formimi i ushtrisë dhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol.

Rrahmani thotë se nga këto vizita dhe deklarimet të drejtpërdrejta po marrim mesazhe  për gjendjen aspak të mirë si në planin e brendshëm politik ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

“Vizitat e personaliteteve nga vendet me ndikim do të duhej të ishin promovuese për përparimet e Kosovës drejt integrimeve ndërkombëtare. Por fatkeqësisht, nga këto vizita dhe deklarimet shumë të drejtpërdrejta ne po marrim mesazhe  për gjendjen aspak të mirë si në planin e brendshëm politik ashtu edhe në atë ndërkombëtar”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputeti i LDK-së, ka hedhur fajin tek gjithë sfera politike, e në veçanti ka drejtuar gishtin tek pushtetarë.

Image
Imet Rrahmani

“Fajtor jemi të gjithë nga pak por direkt duhet orientu gishtin te pushtetarët e tanishëm pa dallim a janë vazhdimësi e pozitës apo kanë ardhur nga opozita e mëhershme.

Nëse këta që sot po udhëheqin me shtetin kanë harru, partnerët mbajnë mend e sidomos mbahen mend protestat, gazi dhe opozitarizmi i dhunshëm mbi bazën e kauzave të paqëndrueshme. Nga ai opozitarizëm me porosi tejet negative u vazhduar me qeverisje skandaloze që ka vetëm një rezultat, humbjen e besimit te partnerët”, ka potencuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka deklaruar se humbja e besimit do të thotë kushtëzim i vazhdueshëm për procese krejt normale për një shtet normal.

“Sikur ne të kishim krijuar besim te partnerët se Kosova do të kaloj nëpër procese krejt normalisht dhe pa konfrontime ekstreme politike edhe kushtëzimet nuk do të kishin kuptim dhe as që do të aplikoheshin. Mbetet që shpejt të vije në pushtet një koalicion i cili kish me dhënë sinjale pozitive për partnerët, përndryshe edhe qytetarët kosovar edhe partnerët ndërkombëtar po humbin besimin dhe shpresën se do të ecim në rrugën e duhur në periudhën në vazhdim”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test