Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare flet për kushtëzimin e BE-së ndaj Serbisë dhe procesin e liberalizimit

Politika

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare flet për kushtëzimin e BE-së ndaj Serbisë dhe procesin e liberalizimit

Nga: A.M Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 12:19
Arben Fetoshi

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arben Fetoshi, ka thënë për “Bota sot” se skepticizmi i kancelarit Kurz i cili e vizitoi Kosovë, lidhur me ushtrinë apo vizat janë reflektim i qëndrimeve evropiane për Kosovën në njërën anë dhe për institucionet e politikën joserioze në anën tjetër.

“Mesazhet e kancelarit austriak janë në përputhje me sfidat që ka Kosova para vetes në muajt në vazhdim. Mbështetja për perspektivën evropiane, për marrëveshjen eventuale mes Kosovës e Serbisë, si dhe skepticizmi lidhur me ushtrinë apo vizat janë reflektim i qëndrimeve evropiane për Kosovën në njërën anë dhe për institucionet e politikën joserioze në anën tjetër”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se  mesazhet e kancelarit duhet të lexohen si vërejtje për klasën politike, për gjyqësorin dhe për diplomacinë e Kosovës.

“Qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë se sa kushtëzimi i rrugës së saj europiane me Kosovën s’mund dhe s’duhet të pritet nga BE-ja. Pjesa tjetër i takon Kosovës dhe politikës së saj, e cila po vazhdon të tregohet e paaftë dhe skandaloze përballë interesave jetike. Pra, mesazhet e kancelarit duhet të lexohen si vërejtje për klasën politike, për gjyqësorin dhe për diplomacinë e Kosovës. Në këtë kuptim, përgjegjësia për dështimet do të jetë e qeverisë, por edhe e gjithë spektrit politik, sepse marrëveshja finale me Serbinë vazhdon të jetë krye tema e angazhimit ndërkombëtar në rajon. Pra, në kontekst të këtij qëllimi mendoj se duhet vendosur edhe çështjet si liberalizimi, ushtria apo edhe anëtarësimi në Interpol”, ka potencuar Fetoshi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat