Nesër në Francë arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi? - Bota Sot
Nesër në Francë arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Politika

E enjte, 15 nëntor 2018

Nesër në Francë arrihet një marrëveshje Kosovë-Serbi?

Nga: A.M. Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 16:08
Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Të dielën pritet që të takohen presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron, këtë takim pritet të marrin pjesë edhe lider të tjerë evropian e botëror.

Lidhur me këtë takim, analisti politik, Ali Hertica në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë se do të jetë një hap i ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve.

Image
Ali Hertica

“Thaçi u mbetet besnike obligimeve dhe përgjegjësive që ka marrë në marrëveshjet e arritura në Bruksel, sidomos tash në implementimin për funksionalizimin e komisionit për të formuluar statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe sipas marrëveshjes së Brukseli. Takimi i nesërm në kuadër të bisedimeve në Bruksel ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili do të përcillet edhe nga Kryetari Francez Macron do të jetë një hap i ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai ka shtuar se ky takim do mbahet në një periudhë kur janë ngritur debatet që përfshijnë idetë për ndarjen e Kosovës, shkëmbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve.  Ai ka theksuar se presidenti Thaçi është i dekoncentruar përshkak të mos besimit nga qytetarët dhe opozita.

“Takimi i kryetarët e shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç do të rishikojnë progresin e marrëveshjeve të arritura në takimet e mëparshme dhe për të diskutuar hapat e mëtejshëm në normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të dy shteteve. Unë besoj që nuk do të lëvizin asnjëri nga pozicionet e reja, sepse edhe Thaçi thuaje është i dekoncentruar nga situata dhe mos besimi i qytetarëve dhe i opozitës në këtë takim edhe pse kinse është një grup i unitetit të cilit nuk do të ketë fare peshën e vet politike e diplomatike, Kosova dhe Serbia kanë një demarkim mbi 400 kilometra ku do të ketë shumë tensione”, ka potencuar Hertica për “Bota sot”.

Në fund, ai ka theksuar se nga ky takim nuk do të pritet asgjë pozitive për Kosovën dhe qytetarët e saj  por vetëm sa do të shtoj tensionimet e paparashikueshme për shtetin Kosovës.

“Ky fillim i Thaçit do të sjellë edhe një përkeqësim të situatës në Kosovë nga padituria e tij politike. Mosfunksionalizim i asnjë platforme politike nga opozita dhe shoqëria civile ku pas çdo marrëveshje do të jetë një destabilizim i situatës në Kosovë e që mundet me ardh edhe nga një tensionim qytetar, edhe pse Kosova ka hyrë në fazën përfundimtare të dialogut në nivelin më të lartë politik. Dhe nuk do ketë asgjë konkrete nga ky takim, duke menduar se Serbia do ketë njohje reciproke por, kjo nuk do të ndodh nga kjo qeveri e cila po thuajse e ka degradu shtetësinë e Kosovës duke e copëtuar dhe tani do ta tjetërson shtetësinë. Nga ky takim nuk do të pritet asgjë pozitive për Kosovën dhe qytetarët e saj por vetëm sa do të shtoj tensionimet e paparashikueshme për shtetin Kosovës”, ka përfunduar Hertica për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test