“Ramush Haradinaj, një top pingpongu ku lojtarë janë Thaçi dhe Lista Serbe” - Bota Sot
“Ramush Haradinaj, një top pingpongu ku lojtarë janë Thaçi dhe Lista Serbe”

Politika

E shtunë, 17 nëntor 2018

“Ramush Haradinaj, një top pingpongu ku lojtarë janë Thaçi dhe Lista Serbe”

Nga: D.RR Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:57
Turpi më i madh i kësaj qeverie është të jetë e varur nga votat e Listës Serbe”, është shprehur Millaku. Ajo e quan të turpshme se si komandantët e formuan qeverinë me votat e Listës Serbe dhe se, kryeministri Haradinaj është bërë një top pingpongu për Thaçit dhe Listën Serbe.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë folur për “Bota sot” lidhur me atë që u raportua sot se kjo parti do të bashkëpunojë me Listën Serbe për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Drita Millaku, deputete nga kjo parti, ka thënë për “Bota sot” se kryeministri Haradinaj duhet t’i kujtohet se me votat e Listës Serbe është bërë kryeministër dhe më e udhës do të ishte që vet ai të jap dorëheqje.

Image
Drita Millaku

“Së pari duhet t’i kujtojmë Ramushit se është bërë kryeministër me vota të listës serbe dhe po vërtetohet se kjo qeveri nuk i përket shumicës shqiptare. Dhe besojë se më e udhës do të ishte që vet Ramush Haradinaj të kërkoj mocion besimi të qeveris. Turpi më i madh i kësaj qeverie është të jetë e varur nga votat e Listës Serbe”, është shprehur Millaku.

Ajo e quan të turpshme se si komandantët e formuan qeverinë me votat e Listës Serbe dhe se, kryeministri Haradinaj është bërë një top pingpongu për Thaçit dhe Listën Serbe.

Dhe është shumë e turpshme kur partitë si PDK e AAK dhe Nisma sulmojnë LVV-së . Ata komandantë që i udhëheqin këto parti i kanë marrë votat për formimin e qeverisë pikërisht nga Lista serbe. Këta janë komandantë tonë, këta janë matrapaz asgjë më shumë që karrigen e donë më shumë se shtetin. Më e mira është që Ramush Haradinaj të japë dorëheqje dhe mos të behet top pingpongu ku lojtar janë Thaçi dhe Lista Serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test