Thaçi – Vuçiq në Paris, a do të ketë përafrim të marrëveshjes Kosovë –Serbi? - Bota Sot
Thaçi – Vuçiq në Paris, a do të ketë përafrim të marrëveshjes Kosovë –Serbi?

Politika

Thaçi – Vuçiq në Paris, a do të ketë përafrim të marrëveshjes Kosovë –Serbi?

Nga: A.M. Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 11:46
Hashim Thaçi ne Paris

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po merr pjesë në ceremoninë me rastin e shënimit të 100 vjetorit të armëpushimit të Luftës së Parë Botërore. Pjesë e kësaj, ceremoni janë edhe liderët më të rëndësishëm botërorë nga të gjithë bota. Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar për mediat Serbe se do ta takojë Thaçin.

Lidhur më këtë, deklaratë të Vuçiqi, analisti politik, Blerim Burjani ka potencuar për “Bota sot” se në këtë takim nuk mund të ketë përafrim të marrëveshjes finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, Kosova gjendet një betejë e pa kuptimta politike, inate, presion kërkesa për zgjedhje, ndërsa në anën tjetër  dialogut me Serbin po i vjen fundi. Po ashtu, ai e ka kritikuar edhe qeverisjen e kryeministrit Ramush Hardinaj.

Image
Blerim Burjani

“Ky takim ka destinacion tjetër dhe arsye tjetër të mbledhjes se liderëve, përderisa dialogu Kosove dhe Serbi për çdo ditë e me shumë po i ofrohet fundi, në anën tjetër në Kosovë është një betejë e pa kuptimta politike, inate, presion kërkesa për zgjedhje gjithçka në anën tjetër fundi po vjen duke trokit në derë, i këtij dialogu, përderisa në tërë konfuzitet do të mbetet kryeministër një njeri pa asnjë kapacitet qeverisës dhe pa njohuri kjo është e vërteta e kësaj teme, kjo  ka shihet deri me tash është rezultat i qostrave ,kjo krizë e sjellë nga votuesit, ka tjetër, voto kot ose voto që të pa punët dhe të pa aftit të hynë punë e hiq me pak të qeverisin me shtetin tash ky rezultat po shihet deri ku la mbërri”,ka deklaruar  Burjani për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...