“Nuk e marrë seriozisht përplasjen mes Milaim Zekës dhe Jakup Krasniqit”

Politika

“Nuk e marrë seriozisht përplasjen mes Milaim Zekës dhe Jakup Krasniqit”

Nga: D.RR Më: 11 nëntor 2018 Në ora: 14:42

Analisti politik, Faik Krasniqi e ka komentuar për “Bota sot” përplasjen mes Milaim Zekës dhe Jakup Krasniqit, duke thënë se nuk janë për t’u marrë seriozisht.

Këtë e thotë Krasniqi, për arsye që sipas tij, asnjëri nga ta nuk është i sinqertë në veprimet e tyre prej se i njohim.
“Nuk e marrë seriozisht përplasjen mes Milaim Zekës dhe Jakup Krasniqit. Pse nuk i marrë seriozisht? Sepse asnjëri nuk është i sinqertë në veprimet e tyre prej se i njohim”, thotë ai.

Image

Përderisa bëjnë kritika ndaj Qeverisë dhe PDK-së, e në të njëjtën kohë janë në koalicion qeverisës me ta, nuk është serioze dhe kjo mund të ketë seriozitet nëse e analizojmë pse e kritikojnë Thaçin, ndërsa e votuan për president, thotë Krasniqi duke shtuar se kjo është një hipokrizi.

“Të dy bëjnë "kritika" ndaj Qeverisë dhe PDK-së, kurse partia e tyre është pjesë e koalicionit qeverisës. Këta dy i marrë seriozisht aq sa i marrë seriozisht ata që e votuan Hashim Thaçin President, dhe sot ulërasin dhe e quajnë vrasës, tradhtar e kriminel. Në politikën e Kosovës hipokrizia nuk ka fund”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat