Analisti politik, Faik Krasniqi ka thënë për gazetën “Bota sot” se plani i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij serb Aleksandër Vuçiqit do t’i kushtojë shtrenjtë Kosovës.
Ai thotë se dialogut nuk bën t’i besohet aspak.
Sipas tij, Kosova do të humb edhe veriun edhe nuk do ta rikthen Kosovën Lindore.
Krasniqi thekson se, nëse Thaçi nuk ndalet nga opozita, atëherë do ta zbaton planin e tij.
“Presidentit Thaçi nuk bën t'i besohet aspak dialogu me Serbinë, sepse plani i tij me Presidentin Vuçiq për korrigjim të kufijve, mund të na kushtojë shtrenjtë. Edhe me humbjen e veriut, por edhe me mos rikthimin e Kosovës Lindore. Por çfarë duhet bërë për ta ndaluar këtë njeri që të mos na dëmtojë? Deputetët e opozitës dhe pozitës duhet të ngrejnë një mocion për shkarkimin e tij. Përndryshe, ky njeri do e zbatojë planin e tij, edhe pse Kushtetuta e Kosovës ja ndalon çdo zyrtari të lartë shtetëror të bisedoj me ndonjë shtet tjetër për kufijtë e saj”, ka përfunduar Faik Krasniqi.