Thaçi nga Parisi konfirmon mbështetjen e liderëve botëror për marrëveshjen me Serbinë

Politika

Thaçi nga Parisi konfirmon mbështetjen e liderëve botëror për marrëveshjen me Serbinë

Nga: N.A Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 12:57
Donald Trump, Thaçi, Putin

Presidenti i Kosovës, ishte i ftuar nga presidenti francez Emanuel Macorn ku morën pjesë rreth 70 liderë botërorë në Paris, të cilët morën pjesë në ceremoninë e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Aty ishin liderët më të fuqishëm botëror si, Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit rus, Vladimir Putin, ai i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në drekën e shtruar nga presidenti francez në Pallatin Elize, morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Thaçi ka zhvilluar disa takime me këta lider, të paktën kështu i kemi parë disa fotografi të postuara nga presidenti në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se ka marrë mbështetje nga liderët botëror, përfshirë këtu edhe Putinin për një marrëveshje paqësore me Serbinë.

Analisti politik, Blerim Burjani ka potencuar për “Bota sot” se në këtë takim nuk mund të ketë përafrim të marrëveshjes finale të dialogut Kosovë-Serbi.

Image
Blerim Burjani

Sipas tij, Kosova gjendet në një betejë e të pa kuptimtë politike, inate, presion kërkesa për zgjedhje, ndërsa në anën tjetër  dialogut me Serbin po i vjen fundi. Po ashtu, ai e ka kritikuar edhe qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Ky takim ka destinacion tjetër dhe arsye tjetër të mbledhjes se liderëve, përderisa dialogu Kosove dhe Serbi për çdo ditë e me shumë po i ofrohet fundi, në anën tjetër në Kosovë është një betejë e pa kuptimta politike, inate, presion kërkesa për zgjedhje gjithçka në anën tjetër fundi po vjen duke trokit në derë, i këtij dialogu, përderisa në tërë konfuzitet do të mbetet kryeministër një njeri pa asnjë kapacitet qeverisës dhe pa njohuri kjo është e vërteta e kësaj teme, kjo  ka shihet deri me tash është rezultat i qostrave ,kjo krizë e sjellë nga votuesit, ka tjetër, voto kot ose voto që të pa punët dhe të pa aftit të hynë punë e hiq me pak të qeverisin me shtetin tash ky rezultat po shihet deri ku la mbërri”, ka deklaruar  Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat