Tahiri: Diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar - Bota Sot
Tahiri: Diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar

Politika

Tahiri: Diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar

Nga: N.H Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 20:50
Foto ilustrim

Ani pse Ministria e Punëve të Jashtëm po e mohon kategorikisht se ka tërheqje të njohjeve për shtetësinë e Kosovës, një gjë e tillë u pohua edhe nga ambasadori britanik.

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka deklaruar se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur. Në e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, ka deklaruar O’Conell

Lidhur me gjithë këtë, politologu Ramush Tahiri në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Kosova edhe po të ishte anëtare e Kombeve të Bashkuara nuk ka dhe nuk do të kishte kapacitet dhe mundësi të zhvillonte marrëdhënie diplomatike me të gjitha shtetet që e kanë njohur.

“Nuk është për brengosje tërheqja e njohjeve nga shtetet e tjera për Republikën e Kosovës. Shteti i Kosovës edhe po të ishte anëtarë i Kombeve të Bashkuara nuk ka dhe nuk do të kishte kapacitet dhe mundësi të zhvillonte marrëdhënie diplomatike ekonomike, kulturore e tjera me të gjitha shtetet”, ka thënë Tahiri.

Tutje, politologu ka potencuar se të gjitha tërheqjet e njohjes janë bërë të ndikuara nga politika e Serbisë

Image
Ramush Tahiri

“Të gjitha tërheqjet e njohjes janë bërë të ndikuara nga politika e Serbisë e cila bisedimet apo dialogun në Bruksel ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian po arrin ta plasojë si një lloj konference si një lloj kontesti ndërmjet Serbisë me Kosovën rreth statusit dhe ndarjes të këtyre dy vendeve. Pra çështjen e pavarësisë së Kosovës Serbia po e paraqet si një formë të secesionit të një territori nga Serbia”, ka potencuar politologu.

Tahiri në fund ka nënvizuar se diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar të pa koordinuar ndërmjet veti.

“Diplomacia e Kosovës lë për të dëshiruar me indolencën e saj dhe me politikën anarkike, të pakonsoliduar të pa harmonizuar dhe të pa koordinuar si ndërmjet veti në relacionet kryeministër-president-parlament... në të gjitha vijat e komunikimit”, ka përfunduar politologu Ramush Tahiri, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test