Rrëzimi i Qeverisë me Listën Serbe, opozita nuk e ka seriozisht, përndryshe...

Politika

Rrëzimi i Qeverisë me Listën Serbe, opozita nuk e ka seriozisht, përndryshe...

Nga: N.Sh Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 13:23
Pamje nga Qeveria Haradinaj

Pas paralajmërimeve të Listës Serbe se do të sillen si opozitë në Kuvendin e Kosovës si dhe që do të mbështesin mocionin për rrëzimin e Qeverisë aktuale e cila udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, as opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë, përndryshe do të ndërmerrte veprime serioze.

Kështu vlerëson analisti politik, Imer Mushkolaj, i cili shton se më shumë se të Lista Serbe problemi është te partitë shqiptare.

Mushkolaj për gazetë “Bota sot”, thotë nëse me Listën Serbe mund të qeveriset atëherë pse nuk bën edhe të rrëzohet Qeveria me këtë subjekt politik

Sipas Mushkolajt, secila palë e ka të pamundur të bëjë Qeverinë pa i përfshirë edhe përfaqësuesit e komuniteti serb.

Image
Imer Mushkolaj

“Më shumë se te Lista Serbe, problem është te partitë shqiptare. Nëse mund të qeveriset me Listën Serbe, pse qenka problem të rrëzohet Qeveria bashkë me këtë subjekt politik? Deklaratat për Listën Serbe bëhen për konsum të brendshëm politik, përndryshe, secila palë e ka të pamundur ta bëjë Qeverinë pa i përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit serb, që në këtë rast përfaqësohen nga Lista Serbe. Opozita nuk e ka seriozisht rrëzimin e Qeverisë, përndryshe do të ndërmerrte veprime serioze”, thotë Imer Mushkolaj.

Për shkak të taksës prej 10% që Qeveria e Kosovës ka vendosur për mallrat që vijnë nga Serbia, Lista Serbe ka ofruar dhjetë votat e saj për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj është zgjedhur kryeministër edhe me 10 votat e Lista Serbe dhe kjo vetëm pas konsultimit të saj me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mbetet të shihet nëse edhe kësaj radhe vërtet do të veprojë dhe do t’i bashkëngjitet opozitës, me kusht që ajo të pranojë, ose, nëse si kanë deklaruar vetë krerët e Lista Serbe se do të marrin pjesë në punën e institucioneve, vetëm atëherë kur kjo është në interesin e komunitetit serb në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat