Veseli, Haradinaj dhe Limaj në “kthetrat” e Thaçit falë lakmisë për pushtet

Politika

Veseli, Haradinaj dhe Limaj në “kthetrat” e Thaçit falë lakmisë për pushtet

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 14 nëntor 2018 Në ora: 15:34
Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe Veseli

“Veseli, Haradinaj dhe Limaj janë në udhëkryq të madh. Në dilemën të zgjedhin rrugën e duhur të i thërrasin ndërgjegjes "nëse kanë" dhe të fillojnë kundërshtimin e idesë së Thaçit për ndarjen e Kosovës, jo vetëm me deklarata të thata, por edhe me veprime reale të domosdoshme apo të vazhdojnë të kundërshtojnë deklarativisht sa për konsum të brendshëm elektoral dhe të vazhdojnë me "vjeljen frutave e pushtetit”, ka thënë Drita Millaku.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi vazhdon të krijojë mjegullina me idenë për korrigjimin e kufijve, duke lënë kështu shumë pikëpyetje se çka në të vërtet do të ndodhë me ketë nismë të krijuar nga vet ai.

Mirëpo, së fundi, kanë filluar të dalin zëra nga brenda, duke sqaruar kështu se çka do të ndodh konkretisht me “korrigjim të kufijve”.

Është zyrtari i lartë i Nismës, Bajram Hasani, ai i cili ka thënë se kanë informacione se fundi i këtij procesi që ka nisur me Serbinë do të jetë ndarja e Kosovës, andaj edhe është deklaruar se nuk dëshiron që shefin e tij, Fatmir Limaj, të jetë pjesë e këtij dialogu.  

Opozita konsideron se Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhën në një udhëkryq të madh dhe të futur nën kthetrat e presidentit Thaçi, falë lakmisë për pushtet.

Ndërsa, nga ana tjetër, analistët politik propozojnë se tani të tre liderët tjerë të vendit duhet të veprojnë konkretisht kundër kësaj ideje të presidentit të Kosovës.

Deklarata e zyrtarit të lartë të Nismës

Ministri i shkarkuar në Qeverinë Haradinaj, Bajram Hasani, ka deklaruar se krerët institucional kanë informata të hollësishme se çfarë do të ndodhë rreth dialogut me Serbinë.

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se nuk dëshiron që shefin e tij, Fatmir Limaj, ta shoh se është pjesë e dialogut me Serbinë. Kjo sepse, sipas Hasanit, aty do të ndahet Kosova.

Zyrtari i lartë i Nismës ka thënë se kanë informacione se fundi i këtij procesi që ka nisur me Serbinë do të jetë ndarja e Kosovës.

“Unë besoj se Limaj e di në hollësi por nuk e ka diskutuar në kryesi të Nismës. Kemi marrë informata prej tjetërkujt. Unë nuk do të doja ta shihja Limajn në këtë skenar”, ka thënë Hasani.

Sipas Hasanit, të gjithë liderët janë të informuar dhe e dinë se nuk bëhet fjalë për korrigjim por për ndarjen e Kosovës.

Image
Drita Millaku

“Veseli, Haradinaj dhe Limaj në kthetrat e Thaçit falë lakmisë për pushtet”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se Veseli, Haradinaj dhe Limaj ndodhen në një udhëkryq të madh.

Sipas Millakut, krerët e shtetit duhet ta kundërshtojnë idenë e presidentit Hashim Thaçi me veprime reale e të domosdoshme.

“Veseli, Haradinaj dhe Limaj janë në udhëkryq të madh. Në dilemën të zgjedhin rrugën e duhur të i thërrasin ndërgjegjes "nëse kanë" dhe të fillojnë kundërshtimin e idesë së Thaçit për ndarjen e Kosovës, jo vetëm me deklarata të thata, por edhe me veprime reale të domosdoshme apo të vazhdojnë të kundërshtojnë deklarativisht sa për konsum të brendshëm elektoral dhe të vazhdojnë me "vjeljen frutave e pushtetit”, ka thënë Millaku.

Me tej deputetja e Vetëvendosjes ka shtuar se krerët e shtetit do të dorëzohen në stilin si në rastin e Komisionit të Bulliqit.

“Pra, mendoj se këta të tre nuk po mund të përshëndeten më të mirat që po ju sjell qeverisja në aspektin personal, prandaj po e kanë të zorshme t’i kundërvihen realisht kësaj ideje. Kam përshtypjen se shumë shpejt do të dorëzohen para Thaçit ose do të gjejnë metodë të stilit "Komisioni i Bulliqit" për përkrahjen e idesë së ndarjes”, ka shtuar deputetja e VV-së.

Millaku në fund thekson se Haradinaj, Veseli e Limaj janë bërë pjesë e skenarit të Thaçi, siç thotë ajo falë lakmisë për pushtet.

“Rrjedhimisht këta janë bërë pjesë e skenarit të Thaçit dhe thënë shkurt kanë rënë në kthetrat e Hashim Thaçit falë lakmisë për pushtet”, ka thënë në fund, deputetja e VV-së, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

Image
Ali Hertica

“Limaj në dijeni për planin e Thaçit”

Ndërsa, analisti politik Ali Hertica,  konsideron se kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e di në hollësi planin e presidentit Hashim Thaçi.

Sipas tij, Limaj dhe të tjerët tjetër nuk do të jenë pjesë e ndonjë skenari që do sjell pasoja deri tek copëtimi i Kosovës.

“Limaj e di në hollësi, por nuk e ka diskutuar në kryesi të Nismës. Kreu i Nismës dhe askush tjetër nuk do të jenë pjesë e ndonjë skenari që do vjen deri tek copëtimi, siç pretendohet nga qarqet dhe opinionet e ndryshme”, ka thënë analisti politik.

Ai është shprehur se krerët e vendit janë në udhëkryq të madh dhe kanë trysni nga qarqet edhe ndërkombëtare.

“Besoj plotësisht se të gjithë këta protagonist si Veseli, Haradinaj dhe Limaj janë në udhëkryq të madh dhe kanë trysni nga qarqet edhe ndërkombëtare mirëpo besoj se kanë një ndërgjegjeje politike dhe patriotike e ku nuk do jenë pjesë e as një skenari që mund të jetë i dëmshëm për Kosovën dhe shumë herë edhe publikisht kanë kundërshtuar idenë e Thaçit për ndarjen e Kosovës”, është shprehur Hertica.

Përderisa në fund analisti politik potencon se të tre liderët e vendit duhet të veprojnë konkretisht kundër kësaj ideje dhe jo vetëm me deklarime për konsume elektorale.

“Duhet me veprime reale të domosdoshme që të vazhdojnë të kundërshtojnë këtë ide, por jo vetëm deklarativisht për konsum të elektoral”, ka përfunduar analisti politik, Ali Hertica.

Image
Blerim Burjani

“PAN për ketë arsye ka marr pushtetin”

E njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, lidhur me këtë temë, ka thënë se asgjë nuk po shkon sipas planit.

Ai për gazetën “Bota sot”, ka thënë se shteti i Kosovës po shkon drejt zgjedhjeve të reja, për shkak, siç ka thënë ai, të gabimeve të Thaçit.

“Kjo çështje nuk po dihet dhe nuk po e pranon askush as në Kosovë e as në bashkësinë ndërkombëtare, s’ka ndarje dhe s’ka bashkim, kjo është formula e vetme e bashkësisë ndërkombëtare për çështjen e Kosovës. Temat tjera nuk përjashtohen, dialogu nuk po shkon si duhet. Shteti i Kosovës po shkon ka zgjedhjet, për shkak të gabimeve të Thaçit, nuk ka nevojë si duket të ketë tensione politike për ketë vit, sa i përket vitit 2019-tës pritet që deri ka prilli një marrëveshje përmbyllëse të bëhet”, ka thënë Burjani.

Ai me tej ka thënë se PAN për ketë arsye ka marrë pushtetin, që ketë zgjidhje ky proces.

“Një përfundim duhet të këtë dialogu maratonik që gati ka tetë vjet që po ndodhë. PAN për ketë arsye ka marrë pushtetin që ketë zgjidhje, të ofroj kjo qeverisje e njerëzve të dal nga lufta”, ka përfunduar Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat