“Në Kuvend qeveri e pakicës, jashtë Kuvendit qeveri rrjepse”

Politika

“Në Kuvend qeveri e pakicës, jashtë Kuvendit qeveri rrjepse”

Nga: G.B Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 21:54
Kuvendi i Kosovës, foto arkvi

Shumë komisione kanë dështuar të mbahen sot për shkak të mungesës së deputetëve. Për këtë, shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti ka kërkuar që të shpërbëhet Kuvendi.

Se a duhet të shpërbëhet Kuvendi, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”, se qeveria ka qenë e dështuar qysh në fillim, me aminin e Serbisë dhe në seanca nuk ka kuorum.

“Kjo qeveri qysh në fillim kur u formua ka qenë e dështuar. E formuan qeverinë duke pritur deri sa u kthyen personat nga Beogradi ku ishin duke e marrë aminin e Serbisë. Pasi e formuan qeverinë filluan me keqpërdorime të buxhetit të Republikës dhe të institucioneve me militantët e vet. Në seanca nuk e kanë kuorumin për të kaluar asnjë projektligj sepse janë qeveri e pakicës, ndërsa për ta zhvatur vendin janë qeveri rrjepse”, është shprehur ajo.

Image
Drita Millaku

Millaku thotë se opozita po i mbanë komisionet pasi deputetët e pozitës janë zakonisht jashtë vendit.

“Seanca thërrasin sa herë e kuptojnë që opozita kërkon seancë të jashtëzakonshme ata menjëherë kërkojnë një tjetër vetëm e vetëm për ta lënë nën hije seancën e opozitës. Opozita po i mban edhe komisionet sepse po të mbetet në deputetët e pozitës ata janë zakonisht jashtë shtetit kinse me angazhime. Kryeministri dhe mazhoranca nuk janë në dijeni asgjë për situatën që po ndodhë, kësaj pune i bie që me këtu në këtë vend nuk dihet kush han e kush paguan sepse duke filluar nga presidenti dhe kryeministri e të gjithë me radhë si japin kush kujt llogari”, ka thënë deputetja.

Sipas saj, vendi duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje sepse me këtë qeveri po shkon vendi prapa.

“Sa më shpejt vendi të shkon në zgjedhje do të legjitimohen institucionet sepse me këtë qeveri jo që nuk shkohet përpara por na kanë kthyer shumë mbrapa”, ka deklaruar deputetja Drita Millaku për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat