“Në këtë shtet të gjithë rrejnë”

Politika

“Në këtë shtet të gjithë rrejnë”

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 23:20
Qeveria Haradinaj

Prof. Dr. Binak Maxharraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj se Kosova ka shumë punë deri në liberalizimin e vizave.

Maxharraj thotë se, demarkacioni me Malin e Zi ishte kushti që po sa të përmbushej, do të kemi liberalizim, mirëpo kjo është një gënjeshtër e radhës sipas Maxharrajt, ndërsa fajëson presidentin Thaçi për këtë gjë.

Image
Binak Maxharraj

“Në këtë shtet të gjithë rrejnë. Në vitin 2013 Hashim Thaçi në cilësinë e Kryeministrit pati nënshkruar disa marrëveshje me Serbinë të dëmshme për Kosovën. Njëra ndër këto ishte edhe vijëzimi i kufirit me Malin e Zi i cili ishte njeri ndër kushtet për liberalizimin e vizave për Kosovën. Për shtatë vite u fol e çka nuk u fol, u premtua shumë së vizat do te liberalizohen së shpejti, bile Hashim Thaçi me ministrat e vetë jepte edhe afate shumë të shkurtra prej dy-tre muajsh. Por askush nuk e fliste të vërteten të gjithë rrejshin për ledinë sepse liberalizimi i vizave nuk vinte, s’ishte askund afër. Ndodhi kjo sepse në shtetin tonë të gjithë donin të jenë bajraktar, thjeshtë nuk kishte konsensus nacional për liberalizimin e vizave sepse këtë punë e pengonte diçka e ky ishte pazari që Hashim Thaçi e kishte bë në Bruksel se njeri nga kushtet për normalizimin e vizave është realizimi i Marrëveshjes së demarkacionit më Malin e Zi, pra për me ardh deri të liberalizimi i vizave duhet dhënë tokë Kosove Malit të Zi”, ka thënë ai.

Më tutje, Maxharraj e quan këtë qeveri si të korruptuar, e një kryeministër gënjeshtar në këtë drejtim.

“Derisa ti kemi në pushtet këtë klasë të korruptuar pushtetarësh, Kosova nuk shkon përpara, sepse është krijuar në opinionin botëror njëfarë pasigurie kur është në pyetje Kosova për shkak të situatës së sajë politike aspak të sigurt. Prandaj, në këtë kontekst edhe Kryeministri ka thënë se deri te liberalizimi i vizave ka hala punë pa u bë, duke i qitë për ledinë rrenat e tyre se do te kemi shumë shpejtë liberalizim te vizave. Ka shumë punë për tu bë sepse situata politike është e brishtë ku askush kujt nuk i beson, sepse nuk luftohet aspak korrupsioni, sepse Evropa nuk don të hap derën për Kosovën me këtë gjendje të tashme që e ka. Së këndejmi liberalizimi i vizave për qytetarët e saj edhe për do kohë do të mbetet veç një ëndërr, e kjo jo me fajin e tyre por për fajin e atyre qe i kanë zgjedhë të cilët më punën e tyre ia qiten faqen e zezë Kosovës në botë”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat