Ish agjenti i SHIK-ut që mund të jetë dëshmitar i Speciales, ja ku duhet të dërgohen dëshmitarët

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut që mund të jetë dëshmitar i Speciales, ja ku duhet të dërgohen dëshmitarët

Nga: D.RR Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 09:27
Selia e Gjykatës Speciale

Naim Miftari ish anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës, ka deklaruar se mund të jetë vetë njëri ndër dëshmitarët e Gjykatës Speciale, “Bota sot” , e quan gënjeshtër akuzën kundër UÇK-së për tregti me organe gjatë luftës, ndërsa pjesën për krim të organizuar për Hashim Thaçin e quan të saktë.

“Raporti i Dick Martit në shumicën e rasteve është real, përveçse kur vjen puna për akuzën kundër UÇK me tregti me organe gjatë luftës, që në fakt është akuzë gënjeshtër e kulluar serbo-ruse, kurse sa i përket akuzave kundër krimit të organizuar ku Hashim Thaçin e ka të akuzuarin kryesor me klanin e tij shumica e akuzës domethënë e këtij raportit është i saktë”, ka thënë ai.

Miftari e quan këtë Gjykatë Selektive për shkak të mos-gjykimit të krimeve serbe.

“Sa i përket gjykatës speciale nëse kjo gjykatë nuk merret edhe me krimet serbe por vetëm të krimeve të supozuar të shqiptare autokton, kjo gjykatë do jetë gjykatë selektive dhe raciste kundër një populli”, ka theksuar Miftari.

Image
Naim Miftari

Ai thotë se është e drejtë kur mendohet se dëshmitarët e Speciales mund të vriten, por nuk pajtohet se ata duhet t’i ruaj EULEX-i dhe policia, pasi sipas Miftarit, ata janë në shërbim të pushtetit.

“Deklaratat se dëshmitarët mund të vriten janë shumë të sakta, por nuk pajtohem se dëshmitarët duhet t’i ruaj EULEX, pasi misioni evropian EULEX është korruptuar dhe është fajtor edhe për kërcënimet, etiketimet si tradhtar, vrasjet, dekonspirimin, dhe blerjen e dëshmitareve, p.sh vdekjen vrasjen e dëshmitarit X apo loja blerja e dëshmitarit C e shumë e shumë dëshmitar tjerë. Unë kam qenë vet dëshmitar i prokurorisë së EULEX, dy raste te vrasjeve dhe prokuroria nuk ka pasur ose nuk ka guxuar të bëjë pyetje thelbësore në gjykatë ku do rrokeshin figurat kryesore të politikës të Kosovës dhe disa shërbimeve sekrete dhe shteteve evropiane. Dëshmitaret duhet t’i dërgojnë në SHBA ose Britani për mbrojte, e jo EULEX e aq ma pak policia apo gjykatat e Kosovës ( kukullat e Hashim Thaçave me dosta)”, shprehet ai duke thënë në fund se drejtësia ndërkombëtare ka dështuar në mbrojtjen e dëshmitarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat