Profesori i Parisit flet për tërheqjet e njohjeve për Kosovën - Bota Sot
Profesori i Parisit flet për tërheqjet e njohjeve për Kosovën

Politika

Profesori i Parisit flet për tërheqjet e njohjeve për Kosovën

Nga: N.H Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 11:32
Valon Murtezaj

Ditë më parë, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, ka deklaruar se fatkeqësisht, disa vende kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, disa vende i kanë tërheq njohjet e tyre për Kosovën. Nuk mendojmë që ka ndonjë justifikim për këto veprime. Kosova i përmbushë të gjitha kriteret për të qenë një shtet i pavarur. Në e kemi pranuar Kosovën si shtet i pavarur dhe sovran”, ka deklaruar O’Conell.

E lidhur me këtë, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe njëherit profesori ndërkombëtar, Valon Murtezaj, duke e komentuar procesin e njohjeve, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se tërheqja e njohjeve mund të ndodhë në momentin kur bëhet ndryshime në qeveritë e shteteve të botës, ku mund të ketë individë që mund të lëshojnë dokumente jashtë normave normale të marrëdhënieve ndërkombëtare, andaj ai konsideron se këto edhe mund të përdoren nga Serbia.

“E para, ka shtete nëpër botë ku mund të ndodhë që kur ka ndryshime në qeveritë e tyre të gjenden individë që mund të korruptohen mënyrash të ndryshme dhe ata zyrtarë mund të bëjmë sjellje apo deklarata a po edhe të lëshojnë dokumente jashtë normave normale të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ketë mënyrë të ndyrë mund ta ketë përdorur qeveria e Serbisë në disa raste”, ka thënë Murtezaj për gazetën “Bota sot”.

Ish-zëvendësministri ka theksuar se diplomacia e Kosovës duhet të punojë më shumë dhe të gjejë kanale shtesë komunikimi dhe strategji të fokusuara për secilin shtet veç e veç në bashkëpunim me vendet partnere.

“Sa i takon diplomacisë së Kosovës duhet të bëjë më shumë në komunikim me ato shtete, me qeveritarë atje, pra të gjej kanale shtesë komunikimi; të jetë proaktive dhe jo pasive-reaktive; Po ashtu duhet me strategji të fokusuara për secilin shtet veç e veç në bashkëpunim me vendet partnere”, ka përfunduar profesori ndërkombëtar, Valon Murtezaj, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test